E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Suedi pa para të gatshme

Së shpejti pagesa me para të gatshme do të jetë pjesë e historisë, por vetëm në Suedi. Atje që tani shumica e prodhimeve dhe shërbimeve kanë filluar të paguhen vetëm në mënyrë elektronike.

Përparimi i shkencës dhe teknologjisë kanë inkurajuar përpjekjet e Suedisë për të popullarizuar parasë elektronike. Kjo gjë Suedinë do ta bëjë shtetin e parë në botë ku pagesat do t’i bëhen pa paratë gatshme, njofton APTN. Sipas gazetës amerikane ‘The Christian Science Monitor’, vetëm tre përqind e transaksioneve në këtë shtet bëhen me para të gatshme.

Ky shtet skandinav ishte vendi i parë në Evropë i cili që në vitin 1661 filloi me shtypjen e parave të letrës. Mirëpo, suedezët tani preferojnë të shfrytëzojnë kartelat e kreditit në vend të parave të gatshme. Madje, disa banorë të Suedisë as që kanë fare nevojë të kenë para në kuletë, andaj as që e bartin atë me vete.

Kështu, për shembull, në Stockholm me kartelë krediti, ose nëpërmjet mesazheve në celularë, mund të blihen biletat e autobusëve, të cilat nuk mund të paguhen më fare me para në dorë. Në kishën që ndodhet në qendër të Stockholmit, priftërinjve nuk iu lejohet që marrin donacione në para të gatshme, ngase për këtë qëllim gjithashtu duhen përdorur kartelat e kreditit. Veç kësaj, nëpër stacionet nëntokësore të metrosë udhëtarët mund të blejnë gjësende ushqimore dhe pije nga aparatet, po ashtu pa para të gatshme. E tëra që iu nevojitet është që të dërgojnë një porosi tekstuale me celularë.

Sipas gazetës amerikane ‘The Christian Science Monitor’, nga afarizmi me të gatshme kanë hequr dorë edhe disa banka.

“Ekzistojnë disa qytete në të cilat m nuk është fare e mundur të hyhet në bankë dhe aty të shfrytëzohen para të gatshme”, deklaroi për gazetën Curt Persson, kryetar i Shoqatës Suedeze të Pensionistëve.

Megjithatë, dhe përkundër gjithë kësaj, Suedia nuk do të mund të heq dorë plotësisht nga të gjitha pagesat që bëhen me para të gatshme të paktën edhe 20 vjet të ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›