Indi, kryeministri, operacion në zemër
Kryeministri indian, Manmohan Sing, do t‘i nënshtrohet sot një operacioni në zemër në një spital të Nju Delhit, bënë me dije autoritetet shtetërore. Ndërhyrja delikate do të kryhet nga një skuadër e Institutit Indian të Shkencave Mjekësore në bashkëpunim me një grup mjekësh të Institutit Aziatik të Zemrës në Mumbai. Kryeministri 76-vjeçar ka kryer disa vizita gjatë kësaj jave dhe u pezullua zyrtarisht nga posti numër një i ekzekutivit të enjten. Sipas mjekëve, operacioni është i vështirë dhe mund të zgjasë shtatë orë.