Koreja e Veriut, shfaqet në publik Kim Jong Il
Sipas agjencive shtetërore kineze, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Il, u takua dje me një zyrtar të lartë nga Kina. Lideri komunist, i cili është parë shumë rrallë në publik që pas gushtit të vitit të shkuar, kur u mësua se kishte pësuar një goditje apopleksie, u shfaq në shoqërinë e politikanit kinez Uang Jiauri, i Departamentit të Jashtëm të Partisë Komuniste të Kinës, në një seri fotografish të publikuara në televizionin shtetëror të Koresë së Veriut.