Tailandë, qëllohet në kokë lideri politik
Një lider politik tajlandez, i cili ishte shumë aktiv në rrëzimin e ish-kryeministrit të vendit, u qëllua dje në kokë. Atentati ndaj Sondi Limtongkul ishte kapitulli më i freskët i dallgëve të trazirave që kanë pushtuar këtë vend, i zhvilluar mes mbështetësve të ish-kryeministrit të rrëzuar me forcë, dhe besnikëve të liderit aktual. Sondi u qëllua me armë zjarri dhe iu nënshtrua një operacioni 3-orësh për heqjen e një plumbi nga koka. Sipas mjekëve, politikani është jashtë rrezikut për jetën.