Vetëshkër...I së majtës,inçest tmerri për shqiptarët
Autori i Lajmit: red.
Nga Genc Ymeraj
Kur një javë më parë, Parlamenti shqiptar u dhunua nga fjalori rrugaç i vetë kryeministrit të vendit, shumica e shqiptarëve padyshim që ka pickuar veten, për ta besuar realisht atë që po ndodhte. Kjo, jo vetëm nga kundërshtarët politikë të tij, si dhe pjesa kundër e “sovranit”, por edhe nga lakejtë dhe më tej akoma, nga votuesit realë, të cilët ndonëse ndonjë post i marrë apo një ndjenjë servilizmi, nuk ua ka lënë tú shpërfaqen mendimet, thellësisht janë frikësuar. Ata, të tijtë, më shumë se kurrë e kanë kuptuar se një pjesë të aksionit figurativ të aktit seksual që përmban shprehja zhargonale, është vuajtur prej kohësh prej tyre. Me fjalë të tjera, kapoja ka shkër..... së pari mendjet dhe personalitetin e të tijve. Padyshim që historia e mesnatës së një jave të shkuar, përbën një nga pikat më të errëta të Parlamentit shqiptar dhe të institucionit të Kryeministrit në Shqipëri. Por thellë-thellë, 60-vjeçari Berisha, që foli me ngërdheshjen e një adoleshenti të vonuar, i cili ka mall të shprehet kësisoj, ose më keq akoma që, vështirë t í ketë përmendur në moshën e duhur këto fjalë, nisur nga fakti se është lakuar si tip studioz dhe natyrisht me kompleksin e një provinciali të trembur nga kryeqyteti, shprehu në një farë mënyre idenë e tij se tashmë nuk mund ta ndalë askush në “shkër....” e kundërshtarëve e, më tej akoma të vlerave të demokracisë në Shqipëri. Gjithsesi, duhet të jemi realistë e të pranojmë se kryeministri i këtij vendi të mësuar të udhëhiqet në údhë pa krye, e përdor apo e mendon termin si “mposhtje deri në shpartallim” të kundërshtarëve, të cilët morën një goditje të fortë çnderuese me fyerjen vulgare të familjes Balla.
Një javë më pas, ujërat janë më të kthjellëta dhe më të mençurit e kanë më të lehtë të nxjerrin të tjera përfundime, të cilat shkojnë deri në shfajësim t듔adoleshentit të vonuar” Berisha. Po, po. Jo, se ai ka të drejtë të shprehet kështu, por sepse, gjithçka që zhvillohet në kampin kunërshtar, ia lehtëson atij petkun e cubit dhe sharjet e paburrëta.
Zhvillimi i zgjedhjeve të pjesshme në Kashar, e tregoi më së miri, se opozita e majtë është realisht e mposhtur, thënë ndryshe e “shkër....” në frazeologjinë parlamentare dhe më gjerë të shefit të mazhorancës. Më saktë akoma, kjo opozitë është më shumë e vetëshkër..... . Në fakt, fenomeni nuk ka ndodhur sot, këtë verë apo këtë vit. Ai ka gati një gjysëmdekade. Madje edhe ardhja në pushtet e Berishës, është mbështetur në njëfarë mase mbi këtë fenomen, që ka pllakosur të majtën shqiptare. Ne të gjithë e mbajmë mend se ç ndodhi atëherë, kur Nano dhe shpura e tij, gati shihte më shumë armik Metën se Berishën, dukuri që në fund të fundit nxori fitues, një të djathtë me më pak vota se e majta në tërësi. Kishte nisur realisht një proces vetësakrifikimi, për interesa shpesh të vogla, të cilat do të binin thekshëm mbi kurrizin e shqiptarëve. Gjithsesi procesi i “vetëshkër...”do të vijonte më tej, kur disa prej pjesëtarëve të koalicionit deri atëherë qeverisës, do të ndërronin veshjet, si fenomeni “Xhuveli” dhe “qirjot” e PBDNJ;së, të cilët ( sidomos i pari) ish bërë ekzistent, pikërisht duke përvetësuar vota të PS. Fenomeni duhet parë më gjerë dhe shkon në favor të tezës së sotme të vetshkër...., kur mendon se edhe plaku Xhuveli, disa herë tregoi në gazetë potencialet seksuale, në përgjigjet prej bejtexhiu ndaj poetit Arben Duka.
Nejse, gjithçka mund të quhej një kapitull i mbyllur, kur në zgjedhjet e fundit lokale, e majta dha një leksion bashkëpunimi, duke u bërë zot i qendrave të mëdha të Shqipërisë. Vetëm se gjakrat me sa duket sërish janë shprishur. Një pjesë e vogël deputetësh-biznesmenë, shumica prej të cilëve u bënë të njohur kur i pamë në ekran tek çalonin me ritmin e Topallit drejt kutisë së votimit, ndihmuan në momentin e fundit, kundër mendimit të partisë së tyre, në zgjedhjen e Presidentit. Këtë verë janë po ata, që idealisht i shërbejnë mazhorancës, në realizimin e procesit, që për delikatesë e quajmë “hallakatje të së majtës”, deri dhe duke e bërë të pandjeshme rrjedhjen e votave të demokristianëve të Ndokës. Megjithatë problemi më i madh i së majtës është mes PS-së Ramës dhe LSI-së së Metës. E para, udhëhiqet nga një lider që më shumë se e pëlqejnë të tjerët, pëlqen veten. E dyta, nga një udhëheqës grintoz, që ndoshta ndonjëherë dikton më shumë seç duhet. Rezultati është Kashari i së dielës së fundit. Një e majtë e përçarë, që ka në garë 3 kandidatë (edhe i pavaruri është i këtij krahu), merr në total gati 4.000 vota. Por fitues është kandidati PD-së me më pak se 2700 vota. Shifrat, nuk besoj se kanë nevojë për koment. Është përsëritur edhe historia e 2005-ës, e cila paralajmëron një vazhdim vetëshkatërrues në 2009-n. Por këtë herë, më shumë se kurdo tjetër, është parë qartë se PS nuk mund të jetë më perandore e së majtës. Ajo është dobësuar tej mase, gati është lodhur nga një proces “vetëshkër....” dhe ka nevojë të ulë bishtin. Po, po. Zgjedhjet e së dielës, pozicionuan të dytën një LSI, që ka qenë më opozitare se Partia mëmë e opozitës. Një LSI, më njerëzore dhe më e pjekur në vendime. Madje edhe ditët e fundit, ka qenë ajo që ka lëshuar thirrje bashkëpunimi, përballë një “nëne” fodulle e të vetëkënaqur. Të gjithë së bashku duhet të ndalin procesin e shprehur në mënyra të ndryshme nga Berisha, një proces që nëse riecim në idenë e fenomenit, çon në një inçest vetëshkatërrues brenda familjes, i cili rëndon më shumë mbi popullin. Sepse në njëfarë mënyre është ai ,që do të vuajë pasojat e inçestit, i cili nuk sjell veçse anormalitet. Një pjellë e tij, do të jetë padyshim një krijesë me probleme të mëdha, që mund të vijojë procesin e “shkër...” berishesk të shqiptarëve. E majta, ka një detyrë, që do apo s do, ia detyron Shqipëria. Do apo s do ajo (ka zëra që ndonjë shef i madh opozite nuk është i interesuar të fitojë), ka ardhur koha që dikush tjetër, duhet të marrë qeverisjen. Në të kundërt, shqiptarët nuk kanë për borxh të ridëgjojnë broçkulla për boom ekonomik, kur afro 4.000 biznese kanë falimentuar këta 3 vjet, për eksportim energjie, kur edhe në verë po vazhdojmë të vuajmë për drita, etj. Në një moment të tillë, të mençurit sërish do të thonë se nuk ka faj Berisha për “shkër...”e Parlamentit, vlerave njerëzore dhe institucionale dhe mendjeve dhe personalitetit të shqiptarëve në përgjithësi. Nëse procesi i turpshëm brenda opozitës do të vazhdojë, atëherë është krejt e logjikshme, që kryeministri i gjithëpushtetshëm i këtij vendi, të deklarojë paturpësisht (siç bëri pak ditë më parë një një ekran televiziv), në kulmin e krizës, që po mbyt vendin se “shqiptarët më besojnë mue”. Imagjino në ç krizë besimi duhet të jenë shqiptarët, që e mbajnë mend shumë mirë se e vërteta në ato, që thotë kryeministri i gjithëpushtetshëm i këtij vendi, duhet kërkuar si gjilpëra në kashtë. Në njëfarë mënyrë, e gjitha kjo vazhdon të ndodhë në një “shkër....” stresues të mendjes së tyre.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008