Krim në familje në Lushnje, burri vret gruan

Krimi në familje ka goditur një familje në fshatin Çermë Pasha të Lushnjes, ku burri ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin të sotëm, ku sipas informacioneve nga policia e Lushnjes 60-vjeçari Shaze Sina ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij Lahe Sina 52 vjeç.
Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 50-vjeçares por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka arrestuar 60-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.