E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapet 120 kg marijuanë

Një operacion antidrogë i ndërmarrë nga policia kufitare në Gjirokastër ka bërë të mundur sekuestrimin e 120 kg marijuanë.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike u kap në fshatin Fllomo në komunën Pogon ndërsa poseduesit e saj kanë mundur të largohen duke përfituar nga moti, errësira dhe terreni malor.
 

Sipas policisë lënda narkotike ishte e ndarë në 5 çanta dhe kishte si destinacion shtetin grek.
 

Ndërkohë policia po vazhdon operacionin për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›