E Shtunë, 31 Tetor 2026

India në kërkim të tre iranianëve

Gjykata në New Delhi ka lëshuar fletarrestime ndaj tre iranianëve që besohet të kenë qenë të përfshirë në sulmin e muajit ta kaluar ndaj një diplomati izraelit.

Gazeta ‘Time of India’ njoftoi se tre iranianët hynë në Indi me viza turistike dhe u larguan nga atje menjëherë pas sulmit në qendër të New Delhit. Qeveria e Indisë njoftoi se do të kërkojë ndihmë nga Interpoli për kërkimin e tre të dyshuarve.

Ndërkohë autoritetet në Malajzi synojnë të ekstradojnë një tjetër shtetas iranian në Tajlandë, për t’u përballur me akuzat për përfshirje në sulmin me bombë ndaj diplomatëve izraelitë në Bangkok.

Masud Sedaghatzadeh është arrestuar në Malajzi më 15 shkurt, një ditë pas komplotit të dyshuar. Ai ka mohuar çfarëdo përfshirje në sulm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›