S’ka më emision me të dënuarit me vdekje

Pjesë e emisionit që shfaqej në një televizion kinez ishin të dënuarit me vdekje, disa nga të cilët intervistoheshin pak orë para ekzekutimit.
Drejtori i kanalit televiziv ku shfaqej ky emision, Lu Peijin, deklaroi se me emitimin e tij synonte të paralajmëronte publikun për të shmangur krimet dhe tragjeditë, gjë që “është mirë për shoqërinë”.
Emisioni i cili, sipas organizatorëve, u krijua me qëllim të uljes së nivelit të kriminalitetit, u shndërrua në një fenomen të ngjashëm me “American Idol”, ngase ai ndiqej rregullisht nga 40 milionë shikues.
Gazetarja që intervistoi mbi 200 të dënuar me vdekje pohoi se, emisioni i saj nuk i shfrytëzonte të burgosurit dhe se nuk bashkëndjente me ta, sepse “ata metilojnë të paguajnë një çmim aq të lartë” për krimet që i kanë kryer.
Në episodin më të shikuar të këtij reality seriali mysafir ishte një homoseksual, i cili fillimisht kishte vrarë nënën e tij dhe pastaj e kishte copëtuar turpin e saj.
Ndryshe, dënimi me vdekje në Kinë është paraparë për 55 vepra të ndryshme kriminale, përfshirë këtu vrasjet, dhënien e mitos, tradhtinë, etj.
Numri i sakët i personave që në Kinë ekzekutohen vetëm brenda një viti nuk dihet, sepse kjo e dhënë konsiderohet sekret shtetëror. Megjithatë, organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, pretendon se Kina është një lider botëror për nga numri i ekzekutimit të të burgosurve. Kështu, edhe pse kjo gjë nuk është e mundur të verifikohet zyrtarisht, vlerësohet se në Kinë brenda një viti ekzekutohen afro 4,000 persona.
Emisioni “Intervistat para Ekzekutimit” u emitua që nga viti 2006.