India nuk e njeh Kosovën as pas mendimit të GJND-së

India nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe nuk e ka ndryshuar qëndrimin as pas shpalljes së mendimit të GJND-së, ka komunikuar sot Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, raportojnë mediat serbe.
Sipas gazetës Blic, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Vishnu Prakash, në reagimin e parë të Indisë pas mendimit të GJND-së, ka thënë sot se “ Po e analizojmë mendimin e GJND-së për Kosovën. Qëndrimi i ynë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar”.