E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari fiton të prapambeturën me Kukësin dhe thellon distancën

Përveç Kupës së Shqipërisë sot u luajtën edhe tre ndeshje të prapambetuar të kategorisë së parë, ndeshje të cilat janë shtyrë për shkak të kushteve të ëvshtira atmosferike. Ka marrë fund saga e ndeshjes Luftëtari-Kukësi e shtyrë dy herë. Takimi i zhvilluar në Gjirokastër është fituar 1-0 nga vendasit dhe me këtë tripikësh gjirokastritët thellojë distanëcën me Lushnjën e vendit të dytë. Kuksianit shpresonin në një rezultat, por nuk e kanë evituar humbjen. Sulmuesi gjirokastrit, Arlind Nora, edhe në këtë takim, ashtu si të shtunën me Besëlidhjen, ka humbur nj 11-metërsh. Me këtë fitore Luftëtari shkon në 47 pikë duke qenë 7 pikë larg Lushnjes së vendit të dytë.  Fitore me Vlera ka marrë sot edhe Besa, e cila ka fituar 2-1 në Ersekë. Ndërsa sfida mes Adës dhe Burrelit është mbyllur 0-0.

Ndeshjet e prapambetuar të kategorisë së parë

 

LUFTËTARI KUKËSI 1-0

 

GRAMOZI BESA 1-2

 

ADA BURRELI 0-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›