Indiferencë permanente me shkollat profesionale
Nga Anastas PJETRI
Në një simpozium apo forum për shkollat profesionale bërë disa ditë më parë, ku ishte i pranishëm Kryeministri i vendit, Ministri i Arsimit, i Punës, përfaqësuesi i BE në Shqipëri, tregoi përveç të tjerash, se edhe pas 20 vitesh ne nuk kemi vizion të qartë për shkollën. Ne, e gjithë si shoqëri rendim me çtë na vijë përpara. Shkollat profesionale janë thjesht sot ca institucione mashkullore të padobishme e të pashpresa. Mësues, nxënës grupe interesi, të lënë në mëshirën e fatit duke pritur me sytë nga qielli se çfarë do na japin ndërkombëtarët në mënyre të gatshme. Ah, sikur arsimi të kishte një organizim të atillë, si NATO për ushtrinë. Duket i largët momenti kur shoqëria shqiptare të dalë nga liria si dehje dhe çmendje, në lirinë e administruar, në liri që t렠 ketë vlerë. Që dija dhe mençuria të bëhen kushte të lirisë. Shkollës shqiptare i mungojnë shumë gjëra, përveç anarshise. Ajo nuk ka synim të pastër për të ardhmen. Nuk ka moral të shëndetshëm. Ajo edhe sot e kësaj dite që po flasim është nën pushtetin e vesit dhe të shthurjes. Brezi i ri, i orientuar keqazi qysh në vitet e para të arsimit elementar, nuk është i prirur të marrë pjesën që i takon në mënyre serioze. Një përqeshje totale me realitetin, edhe pse jemi po vetë ne që po e vuajmë. Një tallje me vetveten. Shkolla profesionale shqiptare e hiçit, prej hiçit, për hiçin, rrotullohet rreth qëllimit të hiçit. Liria pa kufi usendërtua në anarshi totale, gjë që përfshiu edhe shkollën. Liria duhet të përligjet. Liria në vetvete nuk ka kurrfarë dobie nëse nuk di ta përdorësh. Një psikozë kolektive, o burra të shkojmë në gjimnaze dhe vetëm në gjimnaze u bë një sëmundje që po na shoqëron edhe në ditët e sotme. Një gjimnaz i shfrenuar, pa kufi, kosto që paguhet dhe që ka për shkak mungesën dhe konsolidimin e shkollave profesionale. Një situatë kalimtare, por që po mbush ngadalë ngadalë 20 vjet. Një popull, një rini, një qeverisje që nuk e gjen barazpeshën në sistemin arsimor. Një rini që shkon andej ku fryn era. Mosvlerësimi i shkollave profesionale ka bërë që i gjithë sistemi arsimor të çekuilibrohet në Shqipëri. Goditjen më të madhe e mori gjimnazi. Deri atje sa të largohet nga të mësuarit, të mendimit të rreptë, gjykimit largpamës, përfundimit këmbëngulës. Sjellja jonë e përbashkët karakterizohet nga mungesa e qartësisë njerëzore. Por përvoja dhe nevoja e ditës trokitën më në fund dhe ne filluam të zhvendosim harkun e tendosur të mendimit, se pa shkolla profesionale nuk ka të ardhme gjëkundi. Gjatë këtyre viteve është harruar se thelbësore te njeriu kemi arsyen dhe shkencën. Epërsia e evropianëve ndaj aziatikëve dhe popujve të tjerë qëndron te aftësia e tyre, e fituar me edukim, e dhënies së arsyeve për atë që besojnë, gjë për të cilën aziatiket dhe të tjerët janë krejtësisht të paaftë. Evropa ka ndjekur shkollën e mendimit konseguent dhe praktik. Por ja që ne edhe pse jemi në Europë, nuk dimë akoma të shquajmë mes të vërtetës dhe poezisë. Shoqëria jonë, sikur të ishte lindje, nuk di të kuptojë nëse bindjet e saj vijnë nga vetë vëzhgimi dhe nga një meditim normal apo nga fantazia. Arsyeja në shkollë e ka bërë Evropën, Evropë. Shkolla jonë po e humbet rrugën, deri atje sa po bëhet shtojcë e atyre gjërave, ku ska dallim mes të mërzitshmes dhe zbavitëses. Vlerësimi me përmasa të jashtëzakonshme i gjimnazit vetëm e vetëm se me atë mund të gjesh një vend pune, ka bërë që ai të degradojë në pikën më të ulët. Rrallë kërkohet vlera e gjimnazit në gjërat që përvetësohen realisht aty dhe nga fakti se në gjimnaz, ato merren pa mundur të humbasin më. Aty po kërkohet në gjërat që mësohen aty, të cilat nxënësi i përvetëson pa dëshirë, për ti shkundur nga vetja sa më shpejt që të jetë e mundur. Leximi i librave, teksteve, alterteksteve, politeksteve, me mënyrën se si serviren, përbën pa e tepruar, procedurën e përbindshme para të rinjve, që nuk janë pjekur ende nga asnjë lloj pikpamjeje për këtë katrahurë legjislacioni, pedagogjie e informacioni. Dalin mësues që me çdo fjalë që drejtojnë mësimin, madje shpesh edhe me pamjen e tyre, hedhin një shtresë mielli mbi gjithçka që është ndoshta e mirë. Por vlera e gjimnazit që zakonisht nënvlerësohet qëndron te kjo, që këta mësues flasin gjuhën abstrakte të kulturës më të lartë. Ata shpesh janë të ngadaltë e të vështirë për tu kuptuar, ashtu si është ajo. Gjimnazi është një gjimnastikë e lartë për mendjen, ushtrimin e së cilës e bëjnë ata lloj shtrese pedagogësh, të cilët me gjuhën e tyre shfaqin ide, shprehje artistike, metoda, aludime të cilat të rinjtë nuk i dëgjojnë pothuajse kurrë në bisedat e zhvilluara në familje apo në rrugë. Gjimnazi pa kufi dhe një e mesme profesionale jetime, e rrudhur, pa vizion e ka çuar sistemin arsimor në një kaos institucional dhe në një egoizëm të shfrenuar militantist. Shumica e nxënësve, administratës shkollore, komunitetit, nuk e di se çështë më e mira për to dhe që dikush duhet ta administroje atë që mund të quhet interes i përgjithshëm. Pra problemi është se kush është ai dikushi që të zgjidhë atë që është më e mira për të nesërmen e shoqërisë, të popullit. Sepse populli nuk e qeveris dot veten. Por kjo gjë nuk rregullohet me forume, simpoziume, me dekor sallash e butafori auditorësh. Kjo nuk rregullohet as dhe kur merr pjesë vetë Kryeministri apo përfaqësuesi i BE-së në Tiranë. Madje, ky i fundit tregoi dhe rrugën se ne do tju ndihmojmë, por jeni ju ata që do vendosni piketat në këtë lloj arsimi. Shkolla urgjentisht kërkon reformë të thellë. Atëherë pse se bën? Shkolla i duhet kthyer vendorëve. Atëherë pse sua kthen? Për vite e vite me radhë, pas mbylljes së shkollave bujqësore dhe industriale të trashëguara nga sistemi i mëparshëm, arsimi profesional i ngjan një grope të madhe, një boshllëku, për të cilin na duket vetja i paaftë se me çfarë duhet ta mbushim. E keqja është se në mënyrë vertikale dhe horizontale arsimi profesional nuk po shihet si pjesë përbërëse e gjithë sistemit arsimor në vend. Në kuptimin e një shërbimi publik në radhë të parë e pastaj privat, sepse piksëpari për të është më tepër e interesuar shoqëria, pra qeveria si institucion i saj. Dhe në kuptimin tjetër, se arsimi profesional duke qenë vetëm një hallkë e zinxhirit doemos reforma presupozon edhe këtë vetë. Mirëpo deri tani kjo lloj shkolle sështë parë kështu. Vazhdohet të mendohet në mënyrë fikse dhe standarde se biznesi dashka ta nxjerrë këtë lloj shkolle nga xhirimi në vend që po bën. Në gati 40 shkolla profesionale me 25 profile në të gjithë vendin është pak, shumë pak. Kur nuk dihet me saktësi, se edhe këto shkolla që janë, përligjen me tregun e punës dhe resurset, apo ashtu kot funksionojnë, për forcë të traditës, dëshirës së një ministri çfarëdo, dëshirës së deputetit, kryetarit të partisë, apo interesave të momentit që rrumbullakos politika. Karriera ndaj arsimit profesional mungon. E ndërsa kemi shkolla modele të pajisura me të gjitha mjetet e duhura, të ardhura në formën e donacioneve, nuk kemi sistemin në plan kombëtar për këtë lloj arsimi, duke i rënë tamtameve, se jemi akoma në tranzicion dhe se vazhdojmë përsëri të ngushëllohemi me faktin se biznesi si partneri kryesor në këto lloj shkollash nuk po e tregon veten si duhet, se gjoja kontributi i tij është pothuajse zero. Turizmi, ndërtimi dhe agrobiznesi, ska se si të jenë të vetmet profesione. Të mos presim që ky lloj sistemi të vihet në rrugë të mbarë nga të ashtuquajturat shkolla jopublike. Shkolla profesionale ka nevojë për tregun e punës dhe kjo rregullohet me ligj. Siç mund të rregullohet me ligj decentralizimi i sistemit. Shkollat vërtet i duhen kthyer vendorëve, por kjo sdo të thotë që Ministria e Arsimit të ngrejë duart përpjetë, të heqë qafe, të lajë duart nga shkollat profesionale. Një mendësi e tillë do të thotë ti futësh shqelmin edhe një herë shkollave profesionale, ti braktisesh ato edhe njëherë tjetër, ndoshta për 20 vjet të tjera. Ta lësh shkollën profesionale në mëshirën e fatit. Gjithsesi, mungon nga Ministria e Arsimit vullneti i mirë për të bërë diçka. Mund të organizosh konferenca kombëtare, simpoziume, seminare e ku di unë se çfarë tjetër ti quajmë, por kryesorja