ZMQ: Lista e votuesve, në kaos total
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve jep alarmin për pasaktësi të theksuara në listat e votuesve që mund të rrezikojnë procesin zgjedhor. Ajo i kërkon Ministrisë së Brendshme që të informojë për numrin e shtetasve pa karta. Listat e votuesve për zgjedhjet e 28 qershorit, paraqiten në kaos të plotë dhe me parregullsi të mëdha brenda tyre. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve jep alarmin për pasaktësi të theksuara në listat e votuesve që mund të rrezikojnë procesin zgjedhor.
Ajo i kërkon Ministrisë së Brendshme që të informojë për numrin e shtetasve pa karta. Një fakt të tillë e ka denoncuar sot publikisht Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, e cila ka vënë në dijeni opinionin se po synohet vjedhja e votës në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme derisa ekzistojnë parregullsi dhe shkelje absurde brenda listave të votuesve. Në lista ka emra të atyre që jetojnë jashtë vendit, si edhe ata që kanë ndryshuar statusin e tyre, madje edhe që kanë vdekur prej kohësh, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate. Nga ana tjetër, drejtuesit e saj ngritën shqetësimin edhe në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, i cili sipas tyre nuk po ecën në ritmet e duhura.