"KLASIK" Mbrëmje muzikore me tingujt e pianos dhe violinës

Koncerti në Akademinë e Arteve kishte protagonistë dy instrumentistët shqiptarë Silvana Skënderi dhe Rezart Kapetani
Një mbrëmje muzikore me piano dhe violinë ishte aktiviteti i radhës i sezoni koncertor të Klasik. Koncerti, i cili u zhvillua në skenën e Akademisë së Arteve kishte protagonistë dy instrumentistët shqiptarë Silvana Skënderi dhe Rezart Kapetani. Nën tingujt e pianos dhe violinës u interpretua një program i pasur me veprat autorëve të njohur botërorë. Për publikun u interpretuan pjesë si: Souvenir d`un lieu cher nga Çajkovski, Sonata për violinë dhe piano nga Poulenc, Le grand Tango nga Piazzolla, Fantasie brillante nga Jeno Hubay, etj. Dy instrumentistët e ftuar në këtë koncert përfaqësojnë përkatësisht Shqipërinë dhe Spanjën.Pianistja shqiptare Silvana Skënderi aktualisht është koncert-maester dhe pianiste e Orkestrës së TKOB-it, dhe ka realizuar një repertor të gjerë veprash operistike, në bashkëpunim të vazhdueshëm me shumë dirigjentë, veçanërisht të huaj. Nga viti 2003, ajo është pedagoge në Akademinë e Arteve, në Departamentin e Interpretimit. Veprimtaria e saj artistike në vitet e fundit është pasuruar me një sërë koncertesh të Muzikës së Dhomës, brenda dhe jashtë vendit, kryesisht me Koncerte duo piano & violinë në bashkëpunim me artistë të ndryshëm të vendit e të huaj si me violinisten franceze Louiss Chisson (2008), Suela Piciri (2007), Angela Baek (Itali 2006) etj. Ndërsa violinisti shqiptar që jeton dhe punon në Spanjë, Rezart Kapetani që në moshën 11-vjeçare fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Kombëtar të të Rinjve në Tiranë dhe më pas në moshën 15-vjeçare deputoi në Orkestrën e të Rinjve të Tiranës. Duke filluar që në vitin 2000 e në vazhdim ai ka zhvilluar një veprimtari të gjerë koncertore si Solist, duke deputuar në formacione të tilla si: Orkestra Baroke Valenciane, Orkestra Simfonike e Murcias, Orkestra Simfonike e të Rinjve të këtij qyteti, dhe Orkestrën Simfonike të RTSH-Tiranë, etj. Kapetani është anëtar themelues i Kuartetit THADER dhe anëtar bordi i pedagogëve në Orkestrën e të Rinjve të Murcias, ku ka drejtuar instrumentistë të moshave të reja. Aktualisht është pedagog në Konservatorin Profesional në Lorka. Ai ka një repertor të pasur koncertor si solist jo vetëm në Spanjë, por edhe në vende të tjera si në Itali, France, Austri, Shqipëri, etj. Në aktivitetet kulturore të tij Klasik ka sjellë në skenat shqiptare emra të talentuar artistësh, të cilët janë pëlqyer dhe duartrokitur nga publiku. I tillë ishte dhe koncerti i dy ditëve më parë në skenën e Akademisë së Arteve, ku u performuan romancat ruse, me protagoniste pianisten Klejda Tare dhe këngëtaren ruse Olga Mitrofanova. Pianistja është aktivizuar në festivale të shumta si Vjeshta e Tiranës, Tirana Music Festival, Edicioni VII i Çesk Zadeja Festival, në të cilët ka interpretuar një repertor nga klasikët deri tek bashkëkohorët si dhe ka sjellë për herë të parë vepra të autorëve shqiptarë. Në një prononcim dhënë për gazetën ajo tregon se: Ky është koncerti im i parë me Olgën dhe besoj se është gjithashtu edhe koncerti i parë me romanca ruse që zhvillohet në Shqipëri. Ndihem mirë që ai u mirëprit. Sezoni i koncerteve Klasik është vazhdim i sezonit Allegreto Albania dhe vjen në Shqipëri nën menaxhimin e Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe disa ambasadave të huaja në Shqipëri.
Last Updated on Saturday, 11 April 2009 21:40