E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karanavalet e Shkodrës, një xhiro me maska nëpër Pjacë

Me një organizim të ndryshëm nga vitet e tjera, festa e karnavaleve në Shkodër ka përfshirë një numër të madh fëmijësh por dhe të rriturish ndërsa do jenë tre ditë që karanavalet tradicionale të qytetit do të jenë të pranishëm në rrugët e tij. Bashkia Shkodër, Drejtoria Arsimore Rajonale dhe “Teatri Migjeni “, kanë organizuar një aktivitet festiv, ku nxënës të shkollave 9 vjeçare të qytetit, me veshje e maska kanë përformuar në qendër të tij. Sheshi “Luigj Gurakuqi “ka njohur një prani të madhe shikuesish por dhe pjesmarrësish. Fëmijët me maska nga më të ndryshme kanë parakaluar duke demostruar ushtrime gjimnastikore, valle popullore e vallëzime moderne, dhe me anë të veshjeve e ushtrimeve të realizuara kanë dhënë mesazhe paqeje, dashurie për mjedisin dhe të bukurën. Të pa veshura me politikë, karnavalet e këtij viti kanë patur ngjyrat e pranverës por dhe personazhet nga bota e fëmijëve si Kësulkuqja, Zorro, Arlekinot etj. Aktiviteti ka patur dhe këngë e muzikë, ekzekutime nga orkestra frymore ndërsa në shesh kanë performuar dhe gëzuar fëmijë të ndryshëm, përfshirë dhe ato që të shoqëruar dhe me prindër kishin ardhur për të ndjekur aktivitetin si spektatorë. Karnavalet 2011 do vazhdojnë dhe pasdite me performncën në rrugën muzeale të nxënësve të shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova”, ndërsa dy ditët në vazhdim karanavalet lëvizin individualisht nëpër rrugët e lagjet e qytetit. Një zgjim pranveror, janë quajtur karnavalet e këtij viti, nisur dhe nga periudha e vështirë e përmbytjeve që jetoi qyteti në vitin e kaluar. Në karnavalet e këtij viti ka qenë e pranishme dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e cila ka gëzuar së bashku me fëmijët e qytetarët pjesmarrës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›