Individët që kanë shanse për të fituar Lotarinë Amerikane
Kushtet dhe kriteret për të aplikuar dhe për të marrë “Green Card”. Si ndikojnë formimi profesional dhe eksperiencat në vlerësimin e aplikantëve
Për të realizuar ëndrrën amerikane përmes lotarisë, çdo aplikant duhet të plotësojë disa kushte dhe të jetë i kujdesshëm në përmbushjen e formularit elektronik. Organizatorët e lotarisë në Kentaki kanë përcaktuar disa kritere, të cilat kanë të bëjnë me formimin profesional dhe edukimin e çdo personi, si dhe me kriteret teknike të realizimit të procesit të aplikimit. Është e kuptueshme se çdo person fiton shumë pikë edhe kur është një anglishtfolës i mirë. Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se zgjidhja më e mirë për të marrë një vizë emigrimi tani për tani mbetet lotaria. Çdo zgjidhje tjetër është shumë e vështirë, me shumë procedura dhe me kosto financiare. Tashmë është e përcaktuar se e vetmja formë është vetëm përmes aplikimit dixhital në faqen zyrtare: dvlottery.state.gov. Plotësimi i formularit për këtë vit u përket procedurave të pranimit të kërkesës për vitin 2010.
Edukimi dhe trajnimi
Aplikantët duhet të njihen me kërkesat e edukimit dhe trajnimit. Pra, nëse keni mbaruar shkollën e lartë ose shkollën e mesme. Ndër pikat e veçanta janë edhe eksperiencat në punë. Përbëjnë rëndësi të veçantë punët që ka pasur aplikanti gjatë 5 viteve të fundit. Me rëndësi të veçantë janë edhe pozicionet në punë dhe trajnimet që ka pasur aplikanti në dy vitet e fundit dhe në pozicionin aktual. Organizatorët e lotarisë kanë përshtatur kriteret që përdoren për shtetasit amerikanë në vlerësimin e performancës së të huajve që duan të punojnë në tregun amerikan.
Karakteristikat
Karakteristikat e emigrantit-punonjës kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë që mund të ndikojë në performancën dhe kapacitetin e njohurive të marra dhe aftësitë që kërkohen për një punë efektive. Këto përfshijnë elemente të tilla si aftësitë individuale, interesat profesionale në rritje, parametrat e vlerës së punës në zhvillim e sipër dhe stilin e punës.
Te kërkesat e punonjësve përfshihen aftësitë bazë që kanë të bëjnë me zhvillimin e kapaciteteve, me shtimin e aftësive në rastet e përballjes me punë të ngjashme dhe kërkesat për rritjen e edukimit, e cila duhet të jetë në përshtatje me vendin e punës.
Ndër pikat e vlerësueshme janë edhe kërkesat që kanë të bëjnë me eksperiencën e punës; si aktivitetet e mëparshme: punët që ka bërë dhe trajnimet, aftësitë thelbësore në zhvillim që lehtësojnë mësimin ose përshpejtojnë përvetësimin e njohurive, zhvillimin e aftësive në përshtatje me punët që do të bëjë. Po ashtu edhe licencat, certifikatat apo trajnime të tjera të fituara. Këtu vlerësohen edhe kredencialet apo vendet e tyre në organizata apo agjenci të ndryshme.
Në kërkesat e shtruara janë edhe informacionet e veçanta të profesionit; si detyrat, ku përcaktohen pozicionet specifike profesionale; përdorimi i mjeteve dhe i teknologjive në zhvillim, ku pa dyshim këto kanë të bëjnë me përdorimin e programeve kompjuterike dhe teknologjive të reja, të domosdoshme për një vend pune. Në kriteret e përcaktuara janë edhe karakteristikat e fuqisë punëtore, që përcaktojnë dhe përshkruajnë tiparet e përgjithshme të profesioneve që mund të ndikojnë në kërkesat profesionale, si informacioni i tregut të punës dhe perspektiva profesionale në zhvillim. Të dhënat standarde për një person që do të punojë në tregun amerikan kanë të bëjnë edhe me sjelljen e një personi në punë, përballimi i më shumë se një pune, karakteristikat e organizatës apo kompanisë ku do të punojë apo që ka punuar edhe më parë, deri te faktorët fizikë dhe socialë që ndikojnë në natyrën e punës.
Kujdesi
Çdo aplikant ka të drejtë që të mbushë formularin vetëm një herë. Në rast të ndonjë gabimi, ai nuk ka të drejtë që të aplikojë për së dyti, vetëm vitin pasardhës. Për personat që janë të martuar dhe me fëmijë ka një seksion të veçantë brenda 14 pikave të parashikuara në formular. Për rastin tonë, Shqipëria është e përfshirë në listën e vendeve që mund të marrin pjesë në lotari. E kanë të lejuar aplikimin edhe persona që kanë lindur në vendet që janë të përfshirë në listë, apo që prindërit kanë lindur dhe janë me shtetësinë dhe kombësinë e këtyre vendeve, por që nuk janë rezidentë për shkak të punës që kanë aktualisht. Pra edhe emigrantët apo fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vende që nuk janë të listuara në shtetet që mund të marrin pjesë, përfitojnë të drejtën e aplikimit.
Rekomandime
Zgjidhja më e mirë është që të aplikosh direkt përmes faqes së internetit. Çdo zgjidhje tjetër, duke u konsultuar me agjenci, apo paguar shuma nëpër kompani private, është e parekomandueshme. Drejtuesit e lotarisë paralajmërojnë aplikuesit që të kenë kujdes, pasi ka shumë raste që individë apo kompani të ndryshme e paraqesin veten e tyre si partnerë apo përfaqësues të lotarisë në vendet e tyre. Madje ato japin garanci për suksesin e aplikantit, duke u marrë shuma parash qoftë në momentin e aplikimit, qoftë edhe në momentin e shpalljes së rezultateve të para. Në këshillat për mbrojtjen e personave që kanë aplikuar thuhet se “rruga më e mirë është njohja se si funksionon Lotaria e Departamentit Amerikan të Shtetit. Çdo gjë është pa para në pjesëmarrjen për aplikim, prandaj qytetarët këshillohen që të mos bien pre e abuzimeve.
Një tjetër rekomandim është që të kenë kujdes nga faqet pirate të internetit, të cilat paraqiten si organizatore të kësaj lotarie. Ka me dhjetëra faqe interneti që paraqiten si faqe zyrtare, prandaj për çdo gjë aplikuesit duhet të këshillohen me faqet e tjera sqaruese të Departamentit Amerikan.
AFATET
2 tetor 2008 – nis faza e aplikimit on-line
1 dhjetor 2008 – përfundon faza e aplikimit
1 korrik 2009 – merren përgjigjet për pranimin ose jo
30 qershor 2010 – merren vizat për fituesit
14 PIKAT E FORMULARIT
1 Emri
2 Data e lindjes
3 Seksi
4 Qyteti ku keni lindur
5 Shteti ku keni lindur
6 Shteti i pranuar për Programin e Lotarisë
7 Futja e fotografisë
8 Adresa e banimit të aplikantit
9 Shteti ku ju jetoni sot
10 Numri i telefonit
11 Adresa e e-mail-it
12 Arsimimi juaj
13 Gjendja civile
14 Numri i fëmijëve
KU NUK DUHET TË GABONI
1. Nuk duhet të aplikoni më shumë se një herë. Kompjuteri do t’ju skualifikojë automatikisht nëse do të regjistrohen dy formularë me të njëjtin emër, edhe nëse dikush tjetër do të aplikojë për ju.
2. Në listën e anëtarëve të familjes duhet të përfshini: bashkëshortin/bashkëshorten, fëmijët e pamartuar dhe ata nën moshën 21 vjeç (përveç atyre që kanë fituar tashmë nënshtetësinë amerikane), fëmijët e birësuar dhe thjeshtërit. Nëse ju nuk i keni regjistruar ata në fillim, në plotësimin e formularit dhe kërkoni t'i përfshini në aplikimin e vizës, rasti juaj do të skualifikohet.
3. Aplikimi bëhet vetëm me anë të internetit. Mos dërgoni formularë me postë.
4. Nëse nuk keni një arsim 12-vjeçar ose dy vjet punë në pesë vitet e fundit, punë e cila ka kërkuar dy vjet trajnim ose eksperiencë, ju nuk do të pranoheni. Ky është një kriter i Programit të Lotarisë Amerikane dhe megjithëse nuk ka një limit për moshën e aplikuesit, sipas kërkesës së mësipërme, i bie që personat nën moshën 18 vjeç skualifikohen.
5. Fotografitë nuk mund të dërgohen të ndara me aplikimin. Pra nuk mund të plotësoni formularin dhe më pas fotografitë. Nëse dërgoni formularin fillimisht dhe fotografitë më pas, ju skualifikoheni.
6. Fotografitë duhet të jenë individuale dhe jo grupi apo familjare. Pra, fotografia e aplikuesit, por edhe e familjes se tij, duhet të jetë secila veç e veç dhe duhet të plotësoje të gjitha specifikimet e duhura.
7. Nuk duhet ta plotësoni formularin më shkëputje kohore. Pra nuk mund ta ruani dhe të ktheheni prapë dhe të mbaroni pjesën e mbetur të formularit. Formulari elektronik është dizenjuar për t'u plotësuar brenda 60 minutash, duke marrë parasysh problemet e vonesat e rrjetit. Ju duhet të merrni të gjitha materialet e duhura për plotësimin e formularit.
9 Tetor 2008