E Diel, 1 Nëntor 2026

Administratorët e firmave piramidale zbulojnë 47 debitorët shqiptarë

Debitorët kanë marrë para në të gjitha firmat piramidale. Pritet që Zyra e Përmbarimit të nisë ekzekutimin e vendimeve

Laureta Rryçi

Tiranë - Administratorët e firmave piramidale përgatisin dosje mbi debitorët shqiptarë për t’u marrë paratë. Pas rreth një dekade vazhdojnë të dalin në dritë dokumente të rëndësishme mbi firmat piramidale. Ndërsa pjesa më e madhe e pasurisë së grumbulluar në atë kohë prej piramidave u fashit mes hiçit, sërish kanë mbetur ca gjurmë. Pas verifikimit të hollësishëm të dokumentacionit të mbetur nëpër fashikujt mbi piramidat, administratorët kanë mundur të hedhin dritë mbi përfundimin e dhjetëra mijërave dollarë. Madje rezulton që debitorë janë dhe mjaft institucione shtetërore. Tashmë këto dosje kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës duke marrë një vendim zyrtar për ekzekutimin e tyre nga ana e Përmbarimit. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë se çfarë përmbajnë këto dosje dhe cilët janë borxhlinjtë që iu detyrohen firmave piramidale.
Dosjet
Pas grumbullimit të informacionit, administratorët kanë përpiluar dosje të veçanta për secilin debitor. Këto dosje më pas janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës për të marrë një vendim përfundimtar, që i detyron këta debitorë të shlyejnë detyrimet që kanë. Për të gjitha rastet e tjera gjykata ka gjykuar se dokumentacioni është i plotë dhe debitorët duhet të shlyejnë detyrimet e tyre.
Verifikimi i pasurive
Sipas burimeve nga Përmbarimi, paratë që do t’u sekuestrohen këtyre debitorëve do të kalojnë menjëherë për llogari të administratorëve, në mënyrë që t’u kthehet me përqindje kreditorëve. Sapo të mbërrijnë dosjet me emrat konkretë dhe të dhënat që u kanë kushtuar muaj të tërë administratorëve për t’i saktësuar, do të nisë dhe puna për ekzekutimin e tyre. Midis tyre janë dhe emra të njohur më parë nga publiku si të implikuar në këtë firmë. Sipas procedurave zyra e Përmbarimit nis menjëherë shkresë zyrtare për verifikimin e pasurive të gjithë këtyre debitorëve në 17 banka të nivelit të dytë, Hipotekës, Ministrisë së Transportit dhe Tatim-Taksave. Sipas përmbaruesve, në momentin që do të mbërrijnë përgjigjet pozitive nga këto institucione, menjëherë do të urdhërohet sekuestro e pasurisë së këtyre debitorëve. Më pas paratë e sekuestruara do të kalojnë për llogari të firmave piramidale dhe administratorët do të bëjnë përllogaritjet për t’u ndarë kreditorëve përqindjet që u takojnë. Përmbaruesit që po merren me ekzekutimin e dosjeve shprehen se eprorët e tyre kanë kërkuar ekzekutimin në kohë rekord. Por, sipas tyre, do të jetë e vështirë të realizohen të gjitha këto urdhra për shkak se pjesa më e madhe e tyre është treguar e kujdesshme, duke e tjetërsuar pasurinë. E thënë ndryshe, në emrin e tyre të mos figurojë asnjë pasuri e paluajtshme, apo llogari bankare.

Box
Ish-bosi rezulton të jetë edhe debitor
Midis dosjeve të depozituara gjendet edhe urdhri i ekzekutimit nga shoqëria “Gjallica” sh.p.k, në administrim për Gani Kadrinë. Gjykata ka vendosur ta shpallë debitor Gani Kadrinë për shumën 216 593 317 lekë. Administratori pretendoi se nuk është bërë ekzekutimi vullnetar i këtij vendimi nga ana e shtetasit të shpallur debitor dhe për sa më sipër i janë drejtuar me këtë kërkesë për të bërë të mundur ekzekutimin e detyrueshëm të këtij detyrimi.

46 debitorët

Administratori i Pavarur i Shoqërisë “Gjallica” sh.p.k në administrim Selaudin Disha Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Me adresë Turqi për shumën 234 36280 lekë
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “Cenaj” sh.p.k në administrim Eleni Barba me adresë Greqi për shumën 29 211 000 lekë
Administratorët e Pavarur të Shoqërisë “VEFA” sh.p.k Theodhori Duni Urdhër Ekzekutimi Pranuar Për shumën 9.184.590 lekë
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “Gjallica” sh.p.k në administrim Remzi Peroni Urdhër Ekzekutimi Pranuar shpalljen debitor për shumën 4.833.360 lekë
Shoqërisë “Gjallica” në administrim është vendosur shpallja si debitor i Estradës së Tiranës për shumën 394 560 lekë
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “VEFA” sh.p.k në administrim Eduard Jorgji Andoni Urdhër Ekzekutimi mbi shpalljen debitor për shumën 8.918.000 lekë Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Skënder Jaçe Urdhër Ekzekutimi Agron Zhukri Pranuar Në shumën 400.000 lekë
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Hysen Velia Urdhër Ekzekutimi Pranuar për shumën 39.653.280 lekë
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Hysni Brosha Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Merita Koço Urdhër Ekzekutimi Pranuar për Shumën 236.000 lekë
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Skënder Muça Urdhër Ekzekutimi Pranuar Për shumën 236.000 lekë
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Astrit Memia Urdhër Ekzekutimi Pranuar për shumën 996.264 lekë
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Naim Brahimi Urdhër Ekzekutimi Pranuar për shumën 2.466.000 lekë
Shoqëria”Gjallica” sh.p.k në administrim Agron Gjaksi Urdhër Ekzekutimi Pranuar për shumën 9.814.000 lekë
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Adnand Cina Urdhër Ekzekutimi Pranuar për shumën 1 972 800 lekë
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim (Policia Financiare)
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Alban Dani Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Estrada e Tiranës Urdhër Ekzekutimi Blerina Muça Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Bujar Çopaj Urdhër Ekzekutimi Pushuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Met Lusha Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Aleks Merkuri Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica“ sh.p.k në administrim Alketa Duraku Urdhër Ekzekutimi
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Shemsie Kadria Urdher Ekzekutimi
Shoqëria “Gjallica“ sh.p.k në administrim Kristaq Çomo Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Gjolek Malaj Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Agim Rama Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Elbert Rama Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Akademia Arteve Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Argip Xoxe Urdhër Ekzekutimi Pushuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Engjëll Hasani Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Ferdinand Brahimi Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica “ sh.p.k në administrim Gëzim Tahiri Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Halit Hysenaj Urdhër Ekzekutimi Pushuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Foto Toti e Besnik Govozi Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “Vefa” sh.p.k në administrim Theodhor Caco Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “VEFA” sh.p.k në administrim Ylli Kelmenti Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “VEFA” sh.p.k në administrim Tefta Shtylla Urdhër Ekzekutimi Pushuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “VEFA” sh.p.k në administrim Jetlum Pasholli Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “VEFA” sh.p.k në administrim Teli Balluku Urdhër Ekzekutimi Pushuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “VEFA” sh.p.k në administrim Haziz Gumaj Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “VEFA” sh.p.k në administrim Xhevdet Brahimi Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “VEFA” në administrim Sanie Kazazi) Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “VEFA” sh.p.k në administrim Ikbal Reka Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “Vefa” sh.p.k në administrim Tartar Abduli Urdhër Ekzekutimi Pushuar
Administratori i Pavarur i Shoqërisë “VEFA” sh.p.k në administrim Irakli Lika Urdhër Ekzekutimi Pranuar
Shoqëria “Gjallica” sh.p.k në administrim Argip Xoxe Urdhër Ekzekutimi Pranuar

9 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›