E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, pas tërmetit të fortë vendi i shpëton cunamit

Indonezia u godit dje nga një tërmet i fortë i shkallës 8.7 Rihter, duke alarmuar autoritetet për paralajmërimin e mundësisë së një cunami të madh. Ky vend e ka një eksperiencë të tmerrshme cunamin, e cila la pas një katastrofë humanitare dhe ekonomike tetë vjet më parë. Por dje, pas dy tërmeteve të tjera pas atij 8.7 ballë, alarmi për cunami u hoq. Deri në atë moment nuk ishte krijuar asnjë dallgë, që do të thotë se nuk kishte gjasa për tu krijuar pas tërmeteve me shkallë më të vogël. Autoritetet njoftuan se nuk janë regjistruar viktima. Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte në det, në thellësinë 33 kilometra, rreth 500 km larg brigjeve të Acehut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›