E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Papademos shpall 6 majin si ditën e zgjedhjeve parlamentare

Kryeministri teknokrat grek, Lukas Papademos, ka deklaruar se në datën 6 maj grekët do të drejtohen në qendrat e votimit për të zgjedhur Parlamentin dhe qeverinë e re. Deklarata u bë në mbledhjen e kabinetit grek të mërkurën. Zgjedhjet do ti japin fund qeverisë së unitetit të formuar për të kaluar krizën e rëndë ekonomike dhe për miratimin e paketës së propozuar nga BE-ja për shkurtime të ashpra shpenzimesh e vendesh pune. Për socialistët e PASOK, i pari në garë është ish-ministri i Financave, Evangelos Venizelos. Ndërsa për konservatorët e Demokracia e Re, i pari në listë është Antonis Samaras, kritikues i fortë i masave të kursimit, por pa plane të reja për kërkesat e tij mbi politika ekonomike që stimulojnë zhvillimin. Sondazhet tregojnë se asnjë forcë politike nuk mund të marrë shumicën, por për të qeverisur do të nevojitet një koalicion i gjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›