E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, arrestohen autorët e zjarrvënies në Ambasadën USA

Nëntë persona janë arrestuar dje dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim, si autorë të djegies së Ambasadës Amerikane në Beograd, në vitin 2008, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pjesa më madhe e të arrestuarve ishin huliganë futbolli, sipas mediave serbe. Më 21 shkurt 2008, qindra radikalë sulmuan ambasadat perëndimore në Beograd dhe dogjën një pjesë të asaj amerikane, pasi Uashingtoni mbështeti sovranitetin e Kosovës. Ambasada Amerikane shprehu vlerësim për operacionin e policisë dhe nxjerrjen para drejtësisë të të akuzuarve, por ka kërkuar edhe aksion juridik ndaj personave që frymëzuan trazirat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›