Indro Montanelli, një përvjetor në Tiranë
Indro Montanelli do të jetë protagonisti i Ditës Botërore të Librit në Tiranë. Në fakt, do të jetë një manifestim i dyfishtë. Më 22 prill, gazetari dhe shkrimtari i njohur italian do të shënonte 100-vjetorin e lindjes. Sigurisht që botës italiane i takon më së shumti përkujtimi i kësaj dite. Por shkrimet e tij janë një nxitje për të reflektuar edhe në ditët e sotme. Dëshmitari që guxoi të thoshte të vërtetat e shekullit XX do të prekte nga afër edhe Shqipërinë. Prezantimit të figurës së tij më datën 23 prill, ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare, nuk do t‘i mungojë as kjo pjesë. "Shqipëria një e njëmijë", libri që lindi nga korrespondenca që Montanelli dërgonte në "Corriere della Sera" në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore, do të prezantohet i rishtypur nga Instituti Italian i Kulturës. Montanelli e botoi 70 vjet më parë, më 1939, kur ishte rreth të tridhjetave. Për lexuesit shqiptarë, libri është botuar vetëm pas ‘90, i gjetur në treg në tri versione përkthimesh. Sot, emri i Montanellit lakohet ndër më të mëdhenjtë e gazetarisë, por gjatë viteve të jetës dhe punës nuk ishte lehtësisht i pranueshëm. Qëllimi i tij profesional nuk shkonte gjithnjë në baraspeshë me qëllimet redaksionale të gazetave të mëdha ku pati punuar. Për të zbërthyer këtë anë të personalitetit të tij, në Tiranë vjen historiani dhe gazetari italian Sandro Gerbi. "Montanelli, njëqind vite nga lindja; ende nxit debat", është referimi që do të mbajë në aktivitetin e organizuar në Bibliotekën Kombëtare me këtë rast. Gerbi, në bashkëpunim me Raffaele Liuçi, për vite i është dedikuar figurës së Montanellit. Si rezultat i studimeve, ka publikuar tek "Enaudi", "Pjesa e parë e jetës së Indro Montanellit", një botim i cili në këto ditë të 100-vjetorit të lindjes së gazetarit ndiqet nga një tjetër libër, i titulluar "Montanelli, anarshisti borgjez". Vëzhgimet e Sandro Gerbit janë rezultat i rileximit të kujdesshëm të qindra artikujve, shënimeve, korrespodencave, ditarëve të lënë nga vet Montanelli, pak pjesë të të cilit po i botojmë edhe në këtë shkrim. Në librin e parë flitet për një rindërtim intensiv biografik të 50 viteve të para të jetës; nga lindja në Fucecchio në provincën e Firences, fillimet në "Corriere della Sera", e më tej për njeriun "e aftë të rindërtonte një ngjarje, në një përzierje mes gazetarisë dhe letërsisë, në të cilën historia e vërtetë pasurohet me argumente të ngjashëm". Ndërsa botimi i dytë është një sintezë e shkrimeve të tij, një pjesë edhe të panjohura të nxjerrë nga arkivat. Janë një përmbyllje e ciklit të tij të analizave mbi gazetarinë, duke rrëfyer zhvillimet që nga viti 1958 deri më 2001, duke na dhënë portretin e një njeriu ngulmues, konservator, por edhe liberal. Përveç referimeve, Montanelli vjen edhe përmes një ekspozite fotografike, "Montanelli në shtypin shqiptar", me materiale, disa edhe të panjohura, të nxjerra nga arkivat e Bibliotekës Kombëtare. Po në këtë aktivitet kushtuar edhe Ditës Botërore të Librit, do të ndahet çmimi i bibliofilisë "Lumo Skëndo". ol.li
"Llogari me vetveten. Ditarët 1957-1978"
Romë, 3 gusht 1969
Prej dy ditësh këtu, në shtëpinë e pleqve të mi. Nga nëna ime kam trashëguar vetëm krizat e tmerrshme depresive që rregullisht më shkatërrojnë, por nuk kam trashëguar kurajën me të cilën ajo përballej me to: kurajën e atij që jeton gjithçka dhe me zemër. E kam urryer, për këtë të keqe me të cilën më ka infektuar. Një herë, në kulm të dëshpërimit tim, ia përplasa në fytyrë. Ja se çfarë do të kujtoj kur ajo të ketë vdekur. Për këtë edhe për një tjetër ditë kur ajo më tha, qetësisht ama, pa pasur ndërmend të më lëndonte: "E di që ti më bën të ndihem inferiore ndaj teje?". Kanë kaluar shumë vite që atëherë. Tani ajo është 83 vjeçe, shumë shpejt do të mbyllë sytë, e vetëm në atë moment unë do të gjej zërin për t‘i thënë se nuk është e vërtetë, nuk mund ta bëja të ndihej inferiore, nuk doja ta bëja këtë, ishte absurde, monstruoze që unë të mund ta bëja këtë... Përse nuk mund t‘ia them tani që ajo mund të më dëgjojë? Përse? Përse?
Cortina, 19 gusht 1969
Scalfari më sulmon tek "Espresso". Është Licia Compagna që më lajmëron të lexoj gazetën. Çuditet që unë limitohem vetëm duke matur gjatësinë e artikullit. "Nuk e lexon?", pyet. "Jo. Shikoj vetëm që flet për mua për nja 50 radhë. Dhe më mjafton. Publicitetit falas, nuk i bëhet naze". Vërej në sytë e saj, një shkëlqim admirimi. Por në shtëpi e lexoj artikullin. Dhe inatosem. Por vendos t‘i përgjigjem vetëm të nesërmen, kur zemërimi do të jetë zbehur.
Cortina, 20 gusht 1969
Iu përgjigja Scalfari-s. Ishte e thjeshtë. Scalfari është nga ata duelistë që, për t‘i dhënë më shumë forcë goditjes, ndjek me gjithë trup shpatën dhe humbasin kështu vëmendjen. Duhet shumë pak për t‘i kapur. Por tani që kam dërguar replikën, pyes veten në bëra mirë. Për Scalfari-n nuk kam një mendim të qartë. Gjen tek ai pak nga Baldaçi, pak nga Bel-Ami, e madje edhe pak nga Ramperti. Di që ka bërë para mjaftueshëm. Ambicia e tij është e shfrenuar dhe e shfaq hapur këtë. Por nuk dëshiron të arrijë diku, apo dëshiron t‘ia mbathë nga diçka? Ky ekzaltim është gati patologjik. Polemikat e tij (si kjo me mua) janë gjithnjë thuajse falas. Ky armik i të gjithëve është mbi të gjitha armik i vetes së vet...
Milano, 16 nëntor 1969
Më referojnë nga Boça, këtë gjykim mbi mua: "Gjithnjë më i zoti nga të gjithë. Shumë i aftë. Tepër i aftë. Por duke u impenjuar njësoj si për artikujt mbi Venezian, ashtu edhe për ato mbi arbitrin Lo Bello, tregon se në të vërtetë nuk është i impenjuar në asgjë". Është e vërtetë. Nuk jam i impenjuar në të bërit ndonjë gjë. Nuk merrem me ndonjë gjë, përveçse me zanatin tim. Fiorentina-Bari 3-0. Chiarugi është golashënuesi më i mirë!
Milano, 19 nëntor 1969
Grevë për shtrenjtimin e shtëpive. Një pretekst i kotë. Por që mjaftoi për të zhytur Milanon në një atmosferë prej 8 shtatorit. Rrugë bosh. Saraçineskat e ulura. Një qarkullim i madh i policisë. Ndërsa drekoj me Spadolini-n, Cervi-n e Zappulli-n, mbërrin lajmi se në një përplasje tek Lirico, një agjent është vrarë nga "kinezët". "Më mirë që i takoi një agjenti", themi në kor, e më pas nuk guxojmë të shihemi në sy. Edhe ne i përkasim kësaj borgjezie mendjemadhe që pretendon t‘i japë si detyrë forcave të rendit të përballet me gjithçka, të vrasë e të shkelë me këmbë për të ruajtur veten. E madje, nuk do as t‘i japë një pagesë për të qenë.
Milano, 20 nëntor 1969
Cervi dhe Zappulli më japin një lajm shumë të rëndë. Me urdhër të Spadolini-t, dje në mbrëmje, Cervi kishte shkruar një koment të shkurtër, por energjik e drithërues, mbi vrasjen e djeshme. Spadolini e ka modifikuar duke e zbutur "sepse" ka thënë "komisioni i brendshëm ka lënë të kuptohet qartësisht se gazeta nuk ka respektuar versionin e fakteve të dhëna nga sindikatat, duke penguar publikimin". Spadolini është nisur sot për në Romë. do të pres kthimin për të ditur prej tij sa të vërteta janë këto fjalë dhe çfarë ka ndërmend të bëjë. E kuptoj sikletin ku ndodhet, duke qenë se ka mbi shpatulla një pronë gati për gjithçka, mjaft të evitojë probleme dhe një redaksi në të cilën ka mjaft njerëz të gatshëm edhe të censurohen, veprim që do t‘u lejonte të vazhdonin me zell dhe servilizëm atë karrierë që nuk e kanë ndërtuar dot me talentin që nuk e kanë. Por unë, që nuk kam përgjegjësi drejtuese dhe që më duhet të vendos vetëm për të miat, nuk jam dakord. Nëse gjërat janë si m‘i kanë referuar, nëse me të vërtetë ka një kërcënim nga një sindikatë partizane mbi aktivitetin tim si gazetar, atëherë do ta thërras Spadolini-n në një takim me pronarët dhe do ta pyes nëse ka ndërmend ta zbatojë apo jo principin absolut të imunitetit që ka gazeta, pra pikërisht atë të lirisë së shtypit, edhe me kusht që të ketë greva e dhunë. Nëse "po"-ja e tyre nuk është e qartë dhe e fortë, do të largohem dhe do t‘i denoncoj në opinionin publik.
Milano, 21 nëntor 1969
Funerali i agjentit të vrarë pardje. Më pak njerëz nga sa mendoja por më shumë nga sa kisha frikë... Kur kortezhi mbërriti para kishës për ceremoninë funebre, një grup të rinjsh nisi të fishkëllejë. Nisi kështu një përplasje në të cilën u gjenda i përfshirë, por që nuk e kuptova se cilët ishin protagonistët, ose më mirë antagonistët dhe kontestuesit. Të gjuajtura arme nuk u dëgjuan, por ndonjë i plagosur duhet të ketë qenë. Për fat policia nuk ka ndërhyrë, kështu që asnjë nuk do të mund ta akuzojë për "provokim", siç bënë Eugenio Scalfari dhe Paolo Grassi në dëshminë që lanë për vdekjen e agjentit... Di Bella më referoi disa episode shqetësuese për lajmet e kronikës të cilat janë hedhur në kosh nga frika e reagimeve të komisionit të brendshëm: nga ana tjetër, raporti për vrasjen e agjentit u nënshkrua nga dy punonjës të "Corriere"-s që ishin prezentë. Por që Spadolini bën ç‘është e mundur për të evituar një provë që të detyrojë pronarët të marrin përgjegjësitë e tyre, kam frikë se është e vërtetë. Di Bella thotë se unë jam i vetmi që mund ta bëj sepse përfaqësoj të vetmin flamur pa të cilin "Corriere" nuk mund të bëjë, edhe nëse do ta humbisja betejën e të isha i detyruar të largohesha, më të mirët do më ndiqnin. Po: po ku? Gaetano thotë se dëshiron t‘i flasë Rizzoli-t, edhe pa e përdorur emrin tim. Rizzoli, thotë, do të ngrite menjëherë një të përditshme, nëse unë do të isha gati të merrja drejtimin. Ndoshta nuk më mbetet zgjidhje tjetër. Jam 70 vjeç. Duhet të mendoj si të mbyll në një farë mënyrë jetën dhe karrierën time. Një betejë e bukur në mbrojtje të lirisë do të ishte një perëndim i flaktë, ai që shkon më shumë me karakterin tim, që do të thotë me karakterin që njerëzit më kanë dhënë. Shumë të panjohur në kortezhin e zotëm, më identifikuan e më thanë: "Shkruani të vërtetën... Mbroni Italinë dhe italianët... Vetëm Ju mund ta bëni...". Ndoshta do të vinin edhe në funeralin tim, siç kanë ardhur për këtë.
Milano, 2 qershor 1977
Është festa e Republikës. Unë e festoj duke marrë në këmbë katër plumba të kalibrit 9. Më gjuajnë pas krahëve, në 10:10, sapo kisha dalë nga hoteli Manin. Teksa kthehem ia dal të shikoj njërin nga dy vrasësit që tenton të qëllojë nga një distancë prej 4-5 metrash. Por jam kaq i befasuar dhe i habitur saqë nuk arrij ta fiksoj dhe t‘i kujtoj fytyrën. Duke u kapur te hekurat rrethuese të kopshtit publik mendoj: "Duhet të vdes në këmbë!". Ky mendim idiot, trashëgimi patjetër e moshës 20-vjeçare, është me siguri ajo që më ka shpëtuar: duke u rrëzuar me siguri që do të kisha marrë të qëlluarën e fundit në bark. Vetëm kur vrasësi përfundoi, i jepem kapitjes që më pushton dhe rrëshqas në tokë. Mund ta vras shumë lehtësisht me pistoletën time njeriun që tani më ka kthyer krahët për t‘ia mbathur. Por është një tjetër që e mbron me armë në dorë. Kufizohem vetëm duke i bërtitur: "Të poshtër!". Një qen ujk, nga ana tjetër e gardhit të hekurt, nxjerr gjuhën duke më lëpirë fytyrën. Gruaja, që e mban është tokësore. I buzëqesh dhe i them: "Mos u frikni!". Kam menjëherë ndjesinë se asnjë organ jetësor nuk është plagosur. Përreth meje, i mbuluar në gjak, menjëherë ka një rrëmujë të madhe. Shpëtuesit e parë janë shoferët tanë Mele dhe Colonna, si dhe Paolino Longanesi. Ishin në dritare dhe kanë parë, por nuk e kishin kuptuar se viktima isha unë. Gjej forcë për t‘u thënë në mënyrë që të gjithë të dëgjojnë: "Kurajë, do t‘ia dal edhe kësaj here". Pastaj gjithçka kthehet në një spektakël.
Milano, 4 qershor 1977
Plagët janë mirë edhe pse nuk kam shumë kohë të mendoj për to: vajtje-ardhje miqsh, armiqsh, të njohurish e të panjohurish: më duket sikur jam Madona e Loretos. Vjen edhe televizioni dhe bëj një intervistë ku e minimizoj sa ka ndodhur... Më telefonon Andreotti, pastaj Cossiga, Forlani, e më pas Gianni Agnelli. Të gjithëve u përgjigjem duke bërë shaka, që të mos më marrin për një qaraman. Nga gazeta dërgojnë tre thasë me telegrame: numëruan vetëm 15 mijë. Por lajmi që në fund të fundit më jep kënaqësi është se në dy sallone milaneze - në atë të Inge Feltrinelli-t e të Gae Aulenti-t - është ngritur dolli për atentatin kundër meje dhe që kanë shprehur keqardhjen që ia hodha paq. Kjo tregon se edhe pse jo gjithnjë i zgjedh mirë miqtë e mi, di të zgjedh shumë mirë armiqtë...
Për Shqipërinë
Teposhtje dhe Rilindje
Tani, të merremi vesh: ky regjim fisnor dhe patriarkor i Shqipërisë së Veriut nuk është më aq i fortë sa njëherë, ndoshta tanimë vetëm sa ka mbetur gjallë mbas vdekjes së vet, i brejtur pak nga pak prej evoluimit të ngadalshëm të jetës së vendit drejt formash dhe kriteresh me të përditësuara. Tirana, dalëngadalë por pamëshirshëm, i shtyn kthetrat e saj deri këtu lart, me prefektët e saj dhe ligjet e saj, ajo tërheq, përthith, shthur, shpërbën. Malësia mbetet ende e paarritshme, por jo më si këtu e tridhjetë vjet të shkuar, në kohën e turkut. Të rinjtë, këta rabdomantë të përjetshëm të përparimit, i shkepen traditës, hapin sy e mendje ndaj ideve të reja sociale, vënë në diskutim autoritetin e bajraktarit, u vënë minat paragjykimeve dhe bindjeve që deri më tani janë vendosur si rregulla të dokeve malësore. Ata bëjnë, me një fjalë, atë që kanë bërë gjithnjë të rinjtë e të gjitha vendeve dhe të të gjitha kohëve: shembin.
Ndërsa pleqtë bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë pleqtë e të gjitha vendeve dhe të gjitha kohëve: mbajnë me pajandra. I vetmi ndryshim, ndoshta, është sot se të rinjtë e kanë një çikë më pak gabim, kurse pleqtë kanë një çikë më pak të drejtë se ngaherë. Një i huaj i çinteresuar, që ta dojë shumë Shqipërinë, siç mund të jetë një italian, edhe që beson vendosmërisht te Shqipëria dhe tek e ardhmja e saj, politikisht nuk mund të jetë veçse me të rinjtë. Por për nga ndjenjat nuk mund të jetë veçse me pleqtë, së paku në keqardhjen parandaluese për atë që deri më tani ka qenë dhe ende pjesërisht është poezia e kulluar dhe qëndrueshmëria morale e jetës malësore. Është një mësim i madh njerëzor ai i malësorëve, një mësim i madh virtytesh vetjake, që do të doja t‘i shihja jo të shkatërruara në emër të një virtyti social, qoftë edhe më i lartë, por vetëm të harmonizuara me të. Ndoshta është e pamundur. Dhe, në qoftë e pamundur, është e drejtë që ato virtyte të biren.