Industria e seksit, në krizë gjatë Kupës
Afrika e Jugut
Industria e seksit në Afrikën e Jugut e shihte Botërorin 2010 si një rast të shkëlqyer për të rritur të ardhurat. Por, deri më tani rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Sipas mediave lokale, lokalet e natës dhe prostitutat po vuajnë për klientë: arsyet janë aksionet e vazhdueshme të policisë dhe i ftohti i madh që ka karakterizuar aktivitetin gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, tifozët preferojnë të gjejnë mënyra alternative argëtimi dhe jo të shoqërohen me prostituta, edhe për shkak të “tarifave” të larta. Pjesa dërrmuese e atyre që kanë udhëtuar deri në Afrikën e Jugut janë të përqendruar kryesisht te futbolli.
#