E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Asnjë hetim për Dungën, Vija rrezikon

Disiplinori

Komisioni i Disiplinës së FIFA-s nuk do të nisë asnjë hetim për Karlos Dungën. Vendimi u konfirmua nga zëdhënësi i Federatës Botërore, Peka Odriozola, i cili ka komentuar zënkën ndërmjet trajnerit të Brazilit dhe gazetarëve, pas fitores 3-1 me Bregun e Fildishtë. Asnjë masë ndëshkimore nuk do të ketë as për David Vijën, që gjatë sfidës Spanjë-Honduras goditi Izaguirren. “Rreth kësaj çështjeje nuk mund të bëjmë asnjë spekulim, shtoi Odriozola. Nëse do të jetë e nevojshme, disiplinori do të shqyrtojë pamjet filmike, për të marrë më pas një vendim”. Sulmuesi spanjoll rrezikon pezullim për disa ndeshje.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›