E Diel, 1 Nëntor 2026

Industria e turizmit në Shqipëri, kualiteti i shërbimeve më i dobëti në rajon



Ervin Koçi

Industria e turzmit në vendin tonë akoma nuk ka gjetur vlerësimin e duhur, jo prej uristëve, por prej atyre që kanë vendosur ta bëjnë atë. Operatorët dhe bizneset që prej disa vitesh kanë nisur të meren me këtë pjesë të rëndësishme të ekonomisë, e cila mund të jetë edhe më fitimprurësja, akoma nuk kanë kuptuar se çdo të thotë të investosh në një sektor të tillë ku shërbimi është një art i vërtetë dhe ku mbreti mbetet gjithmonë klienti. Megjithëse numërohen më shumë se 138 mijë punonjës, industria e turizmit në Shqipëri gjendet ende në udhëkryq, duke frikësuar turistët potencialë të cilët nuk janë familjarizuar me vendin tonë. Ky është edhe shqetësimi më i madh për agjencitë shqiptare të turizmit. Ky i fundit ka njohur rritje të madhe në vitet e fundit pasi doli nga periudha e tranzicionit. Më shumë se 1.6 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2007 dhe ky numër pritet të rritet edhe më shumë gjatë këtij viti. Por në një kohë që qeveria jep statistika të suksesit të industrisë së turizmit, operatorët turistikë dhe grupe të ndryshme ngrenë shqetësimin e infrastrukturës së keqe dhe mungesës së promocionit, gjë që e lë tregun shqiptar mbrapa krahasuar me konkurrentët që janë jo shumë larg por vetëm në shtet fqinje.

Shërbimi hotelier

Sipas të dhënave të prezantuara nga Organizata Kombëtare e Turizmit, janë rreth 627 hotele në të gjithë vendin, dhe vetëm 36 prej tyre janë të çertifikuar sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtarë. “Në shumë zona turistike pronarët i vendosin vetë yjet, si e mendojnë ata cilësinë e hotelit. Shumica e hoteleve të çertifikuar me yje sipas rregullit janë të vendosur në Tiranë”, -thonë për gazetën specialistët e Organizatës Kombëtare të Turizmit. Por ao cka është më e rëndësishme është fakti që shumë pronarë hotelesh mendojnë se ofrojnë një shërbim për klientin vetëm duke nënkuptuar një dhomë me një shtrat dhe një banjë, pa marrë parasysh të gjithë elementët e tjerë që kompletojnë sistemin hotelier. “Në shumë hotele mungojnë deri tek elementët më minimal si televizori, kondicioneri dhe frigoriferi në dhomë, në një kohë që shërbimi në dhomë nuk njihet thuajse për pjesën më të madhe”, -thonë specialistët e turizmit. Përveç hoteleve, Shqipëria ka dhe 908 vende të tjera akomodimi, kryesisht banesa me qera, garsoniere dhe motele me kapacitet 33.943 shtretër. Në raportin e vitit 2007 të Forumit Ekonomik Botëror për konkurrencën në industrinë e turizmit, Shqipëria është renditur e 90-ta nga 140 vende të botës që merreshin me këtë industri.

Mungesa e profesionalizmit

Shqipëria ndodhet në pikun e sezonit turistik. Ministria përkatëse që mbulon këtë sektor shpreson se në fund të sezonit turistik 2008, numri turistëve të jetë dy herë më shumë se një vitë më parë. Privatët, ata që kanë në dorë çelësin e suksesit së mbarëvajtjes së turizmit më shumë se sa cilësinë që ofrojnë për pushuesit, shikojnë të shlyejnë sa më shpejtë investimet e kryera. Kjo është e njëjta histori që përsëritet çdo viti, ku fjala cilësi apo shërbim e klientit duken ende të largëta për ata që merren me këtë lloj biznesi. Por a është turizmi shqiptar i denjë për t‘u ofruar pushuesve vendas dhe atyre të huaj shërbim me standarde të barabarta, njësoj si fqinjët tanë? Investimet e miliona dollarëve të biznesit privat tregojnë qartë interesimin dhe investimet e shqiptarëve në këtë sektor prioritar dhe kaq shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të vendit. Sipas specialistëve të turizmit, “sektori turistik duhet të jetë një industri, së cilës duhet t‘i jepet prioritet kombëtar”.

Specialistët, turizmi nuk është një biznes familjar

Specialostët e turizmit nuk e shikojnë industrinë turistike si një mundësi biznesi për të punësuar të gjithë individët e një familjeje, kryefamiljari i të cilës administron këtë biznes. Në Shqipëri,- thonë specialistët- duhet të marrë fund njëherë e përgjithonë fenomeni i punësimit të familjarëve nëpër hotele apo vende ku zhvillohet turizëm, e ku pronari i ndërtesës bën rolin e menaxherit apo kuzhinierit, e shoqja recepsionisten apo kamerieren e kështu me radhë”. Sipas tyre, rekomandimi më kryesor është aspekti i profesionalizmit të njerëzve që do të punojnë në këtë sektor, i cili është akoma në faza amatore. Punësimi dhe trajnimi i stafit lënë shumë për të dëshiruar, si në rrafsh shërbimi dhe menaxhimi. Në shumë raste pronaret e këtyre bizneseve preferojnë të punësojnë familjarët apo të afërmit, sesa njerëz të kualifikuar në fushën e turizmit dhe biznesits. Shkak kryesor është mungesa e besimit tek “të huajt” (punonjësit jofamiljarë), gjë që tregon qartë se si sektori privat ka mungesë largpamësie dhe nuk kupton ndryshimin midis të qenit biznesmen dhe të bërit biznes.

Sa fitimprurës është turizmi shqiptar për ekonominë e vendit

Turizmi në shqipëri është kthyer tashmë në prioritet për të gjithë, jo vetëm për privat, ku shihet një angazhim i të gjithëve, por edhe për qeverinë e cila po investon në infrastrukturën turistike. Por sërish sektori i turizmit të vendit tonë mbetet shumë prapa në krahasim me fqinjët tanë, si Kroacia, Maqedonia apo Mali i Zi. Bazuar në shifrat e "Ëorld Travel and Tourism Council", kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë është 14.7 për qind. Ndërsa përqindja e të punësuarve në këtë sektor është 11.9 për qind dhe ajo bie ndesh me të qenit prioritet i këtij sektori, që kontribon fuqishëm në GDP-në e vendit. Në Kroaci, turizmi kontribon me 25.5 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit dhe 28.7 për qind në punësimin e njerëzve në këtë sektor. Po ashtu, edhe Mali i Zi përfiton në GDP-në e tij rreth 24.6 për qind nga turizmi. Ky sezon turistik, bazuar në shifrat e publikuara të Ministrisë së Turizmit, pritet të ketë një "boom" në sektorin e turizmit në Shqipëri, por në të njëjtën kohë shërben edhe si provë për cilësinë dhe shërbimin që ofrohet nga biznesi shqiptar.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›