Topalli i “përgjigjet” Uidhers-it me vizitën e Bush-it
Pasi deputetja socialiste Arta Dade i “freskoi memorien” Kryeparlamentares Topalli, lidhur me letrat e ankesave të ambasadorit Uidhers dhe kreut te OSBE-së, Topalli nga ana e saj ka zgjedhur një mënyrë origjinale për tu mbrojtur. Kryetarja e Kuvendit është mbrojtur me duke përdorur armën e sj të retrospektivës duke kujtuar vizitën e presidentit amerikn Xhorxh Bush. "Është një ngjarje e jashtëzakonshme që Presidenti Bush erdhi në Shqipëri jo më larg se një vit më parë, është e paimagjinueshme që në këtë Kuvend kanë bërë vizita zyrtarë e kryetarë parlamentesh, dhe kryeministra, si asnjëherë në 17 vite dhe kjo vetëm në tre vjet të këtij mandati qeverisës", - ka deklaruar Topalli.
Në këtë drejtim, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë se "në më pak se dy vite, MSA është ratifikuar në 25 parlamente të botës". "Së bashku me kryetarin e parlamentit të Kroacisë u kemi shkruar letra gjithë kryetarëve të senateve të vendeve anëtare të NATO-s dhe menjëherë jo më larg se tre ditë më parë, Presidenti Bush i kërkoi senatit amerikan që të ratifikojë Protokollin e Atlantikut të Veriut", - tha Kryetarja e Kuvendit, Topalli. Duke e konsideruar PS-në si një parti në pikiatë, Kryetarja Topalli vuri në dukje se "nga gjithë delegacionet ndërkombëtare që vijnë në Shqipëri, asnjeri prej tyre nuk viziton drejtuesit e PS-së".
29 Korrik 2008