“Rektorit të Universitetit të Vlorës t’i hiqet pasaporta shqiptare”
Reagon nga Italia, Prof.Dr. Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemalit. Profesori dyshon se vendimi i Rektoratit ka mbështetje politike
Intervistoi Doriana Metollari
“Autorëve që morën vendimin për ti hequr Universitetit të Vlorës emrin Ismail Qemali, duhet t’iu hiqet pasaporta”. Ky është reagimi i Prof. Dr. Nedim Vlorës, profesor në Universitetin e Barit, në Itali, i cili, përmes një interviste ekskluzive për agjencinë “Hermesnews” dhe gazetën “Albania”, komentoi vendimin e marrë nga rektoratit i Universitetit të Vlorës tre ditë më parë. Pasardhësi i drejtpërdrejtë familjes Vlora ka deklaruar se ata që “ndërmorën një hap të tillë, nuk janë të denjë të quhen shqiptarë”. Profesor Vlora, i njohur në fushën e studimeve të jurisprudencës, flet për raportet e tij me drejtuesit e Rektoratit të Universitetit, si dhe marrëdhëniet e tij me Shqipërinë. “Sipas mendimit tim, një nismë e tillë ka mbështetje politike”, - thotë nipi i Ismail Qemalit, i cili nuk ka fajësuar drejtpërdrejt asnjë përfaqësues të politikës shqiptare. Heqja e emrit të stërgjyshit të tij nga Universiteti i Vlorës, vjen pas një sërë problemesh të tjera që ka pasur deri më tani familja e Ismail Qemalit me shtetin shqiptar, si kthimi i pronave, ngritja e një muzeu për familjen Vlora, si dhe rinovimin e pasaportës shqiptare për vetë Nedim Vlorën.
Profesor Vlora! A e morët vesh vendimin e fundit të Senatit të Universitetit të Vlorës?
Po. E mora vesh dje (të dielën, shën. red.) dhe jam i shqetësuar për të.
Si e konsideroni këtë vendim? Sipas jush, cilat do të jenë pasojat e tij? Mendoni se në këtë mënyrë po humbet një pjesë e historisë dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare?
Absolutisht jo. Historia është ajo që është dhe do të mbetet e tillë. Është një mungesë vëmendjeje që po tregojnë ndaj Atdheut të tyre nga ana e disa shqiptareve.
Kur thoni “disa shqiptare”, për kë e keni fjalën?
I referohen disa elementëve në Senatin e Universitetit të Vlorës; të paktën për ata që kanë votuar në favor të heqjes së emrit nga Universiteti i Vlorës dhe rektorit të këtij universiteti. Kjo është provë e një patriotizmi të munguar; është një fyerje që i bëhet historisë; fyerje ndaj personazheve, të cilët nuk mund të mbrohen drejtpërdrejt. Disa prej këtyre personave unë personalisht do t’iu hiqja pasaportën shqiptare. Ata nuk janë të denjë të quhen shqiptarë.
Ju keni qenë një prej nismëtarëve kryesorë për binjakëzimin ndërmjet Universitetit të Barit dhe atij të Vlorës. Keni pasur marrëdhënie institucionale me drejtuesit e rektoratit. Cilat janë në të vërtetë marrëdhëniet me rektorin?
Po, është e vërtetë. Unë punova disa vite më parë për të bërë një binjakëzim me Universitetin e Barit, për të firmosur një marrëveshje. Tani është e rëndësishme ta them se e bëra për motive patriotike. Konsideroni që Universiteti i Barit ka shumë marrëveshje me universitete të huaja. Marrëveshja u firmos disa vite më parë. Kur u emërua rektori i ri, kërkova ta takoj. Natyrisht për t’i sjellë përshëndetjet e rektorit të Barit, dhe për të vendosur për marrëveshjet e fundit, e cila kishte të bënte me organizimin e një konference për Jurisprudencën, e cila do të trajtonte disa çështje mbi të Drejtën. Në këtë konferencë do të takoheshim bashkë; disa pedagogë të Universitetit të Barit dhe disa pedagogë të Vlorës. Kështu, shkova në Vlorë pasi lashë takimin me rektorin e ri. Ishte prill dhe konferenca duhej të mbahej në Ditën e Drejtësisë, më 10 Maj, datë të cilën ma kishte caktuar vetë rektori i Vlorës.
Mbërrita atje dhe sekretaria e tij më tha se rektori ishte bllokuar në një prej aeroporteve të Çikagos për shkak të dëborës që kishte rënë atje. Vendosa ta pres. Por një ditë më pas, të shtunën në mëngjes pashë se ai ishte në zyrën e tij. Unë me disa kolegë të Universitetit të Vlorës ishim në bar. Në atë kohë mbërrin një telefonatë, ku rektori thërriste një pedagog të Universitetit në zyrën e tij, por pa praninë time. Ai ditën e shtunë nuk punonte. Pas kësaj, jam kthyer menjëherë në Itali. Pasi erdha, i paraqita dorëheqjen nga projekti në fjalë rektorit të Universitetit të Barit. Po ashtu, i nisa një kopje përmes e-mailit edhe rektorit të Universitetit të Vlorës. Natyrisht që konferenca nuk u bë dhe fondet u kthyen mbrapsht.
Mendoni se kjo ka qenë zanafilla e asaj që ndodhi?
Nuk e di nëse ka filluar prej këtu. Në këtë rast, ai ngatërron gjyshin me stërnipin dhe nuk ka një vizion të qartë për realitetin. Nuk mund të më godasë mua, duke goditur një person shumë më të rëndësishëm sesa unë. Ky është një demonstrim i qartë i mosdashjes së Atdheut.
Heqja e emrit të Universitetit u motivua me arsyen se Ismail Qemali nuk ka qenë shkencëtar..?
Është vetëm një pretekst nga ana e tij. Edhe politika është shkencë. Atëherë më thoni; Nënë Tereza e Kalkutës interesohej për avionët? Nëse kjo është logjika, atëherë do të thotë se ndonjë politikan shqiptar e ka vendin në burg. Nuk dua të tregohem i keq në këtë pikë.
Kur thoni se “ndonjë politikan shqiptar duhet të shkojë në burg”, e keni fjalën për politikanët në qeveri?
I referohem politikanëve në aktivitet.
Në fakt, sipas jush, cili ka qenë motivi i vërtetë i këtij vendimi?
Nuk e di sepse është e vështirë.
Mendoni se ka pasur influencë nga ana e politikanëve shqiptar? A ka diçka që opinioni shqiptar duhet ta dijë sot?
Këtë nuk mund ta them. Në momentin që ai u vu rektor, nuk i ka pasur të gjithë titujt për ta zënë një post të tillë. Ai nuk kishte as titullin “Profesor”, por ishte “Asistent”. Në atë kohë më duket se ekzistonte dhe ligji sipas të cilit vetëm profesorët mund të bëheshin rektorë. Sidoqoftë, dikush e ka mbështetur (dhe përsëris, ky është vetëm mendimi im), para se të merrte këtë vendim. Ai është konsultuar edhe me ndonjë politikan që i ka dhënë krah. E mendoj një gjë të tillë, pasi nuk i di raportet e tij.
Profesor. Vitin e kaluar ju i keni kërkuar qeverisë shqiptare një shtëpi tuajën për të ekspozuar dokumentet e gjyshit tuaj.. A iu është kthyer përgjigje deri më tani?
Po. I kam kërkuar një shtëpi, pasi kam shumë dokumente të familjes; foto, letra të Ismail bej Qemalit, etj.. Të gjitha janë materiale interesante, të cilat para së gjithash i shërbejnë historisë së Atdheut. I kisha kërkuar vitin e kaluar Prof. Berishës një vend për të mbledhur materialet për studentët dhe nuk kam marrë përgjigje.
Ju keni kërkuar edhe pasaportë shqiptare..
Unë e mora pasaportën shqiptare dhe rinovimin e saj dhe tani dua ta rinovoj përsëri. Por, mesa duket nuk gjenden dokumentet e aplikimit; asnjë gjurme nga dokumentet e mija që unë i kisha depozituar. Duke filluar që nga dekretimi në vitin 92 për marrjen e shtetësisë shqiptare. Dokumentet e aplikimit janë zhdukur nga zyrat.
Ashtu si dhe pronat e familjes Vlora?
Pronat e familjes Vlora, 12 mijë hektarë tokë, pronat në Sheshin e Flamurit, nuk u identifikuan, megjithëse kam shumë dëshmi.
Pronarët aktualë të tyre janë persona privat apo shteti?
Jo, nuk janë pronësi të shtetit, por të individëve. Po lexoja në një gazetë para 15 ditëve se një i afërm i Berishës ka 800 ha tokë, dhe se kjo tokë kontrollohet me polici private dhe të armatosur. Gazeta thoshte se toka ishte marrë nga një anëtar, - pasardhës i njohur i familjes Vlora. Dua ta them se në vitin 1956, në Nicë (në Francë) gjykata vendosur që mbiemri Vlora i takon vetëm pasardhësve të familjes, pra gjyshit, babait tim, motrave dhe mua. Nga hetimet që kam bërë, tani më rezulton se me mbiemrin Vlora ka shumë. Një gjë tjetër është “Bej Vlora” (titull) e një gjë tjetër është Vlora. Tani unë dua ta di se cila gjykatë ka vendosur që personat e kësaj familjeje të mbajnë këtë mbiemër? Pra, do të më pëlqente ta dija se cila është kjo pasardhëse e familjes Vlora; pasardhëse e Ismail Qemalit, sepse unë jam i biri i të birit?; ata nuk mund të shpërndajnë apo të shesin një pjesë të trashëgimisë pa më thirrur, as pa më lajmëruar. Do të më pëlqente ta njihja.
A do të linit një mesazh në fund?
Një qeveri demokratike nuk duhet të harrojë kurrë të kaluarën; të kujtohet se kush e ka bërë këtë republikë; sa të vdekur ka pasur; sa djersë kanë derdhur shumë politikanë që kanë luftuar për të çliruar vendin. Është e turpshme po t’i hiqej emri Ismail Qemalit. Senati ka treguar një shterpësi intelektuale dhe u duhet hequr pasaporta. Jam i sigurt se qeveria përbëhet nga persona më inteligjentë. Patjetër, më inteligjentë. Jam i sigurt se do ta hedhin poshtë propozimin. Gjërat duhet të ndryshojnë në Universitetin e Vlorës.
..dhe rektori?
Shiko! Sapo mora vesh se një Akademik i Kosovës është shprehur dhunshëm kundër këtij vendimi. Është e gjithë bota shqiptare; shqiptarët në Shqipëri, apo dhe ata që kanë qenë të detyruar për motive politike të jetojnë jashtë. Është turp dhe fyerje ndaj Atdheut. Unë dua ta shoh këtë rektor nëse do te jete i pranishëm në Ditën e Pavarësie. Dua ta shikoj aty, të festojë pavarësinë e shqiptarëve. Është interes personal, jo atdhedashuri.
*Autorja e intervistës është drejtuese e agjencisë së lajmeve: www.hermesnews.org
29 Korrik 2008