Nafta, nis ulja e çmimit me dy lekë
Ndonëse ka më shumë se dy javë që në tregjet botërore ka nisur të zbresë çmimi i arit të zi, në Shqipëri ai ka mundur të reflektohet vetëm dje. Tregu shqiptar ka nisur të zbresë çmimin me të cilin tregton naftën, por me një ulje shumë të vogël. Në pikat e tregtimit të naftës me pakicë, tabelat kanë nisur të zbresin me 2 lekë dhe rrallë me 5 lekë për litër. Kaq ka mundur të reflektojë tregu vendas uljen që po ndodh në bursat e Nju Jorkut dhe Londrës, të cilat krahasuar me kohën kur nafta ishte në rekord shitjeje me 147 dollarë për fuçi, tani kanë arritur të zbresin deri në 118 dollarë për fuçi. Por premtimet e tregtuarve të karburanteve janë optimiste. Në javët në vazhdim do të ketë ulje më të madhe. Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Viktor Nushi, ka deklaruar dje për median se java që vjen do të ketë të reflektuar ulje të ndjeshme të çmimit. Sipas tij, shumë distributorë karburantesh ende kanë në depozitat e tyre naftë që e kanë blerë më çmime të larta, ndaj dhe efekti në tregun vendas do të jetë më i ngadaltë për sa i përket uljes së çmimit. Por po t’i referohemi tregut, çmimi i naftës me pakicë është ende me çmime të larta. Për sa i përket naftës dizel ajo është shitur 172 lekë për litër nga ku ka mundur të zbresë deri në 170 lekë për litër. Ndërsa nafta D2 shitet me 165 lekë për litër deri në 167 lekë për litër.
Ndërkaq, lajmet që vijnë nga bota, tregojnë se dje sërish çmimi i naftës në tregjet botërore ka zbritur në 118 dollarë për fuçi. Por në vendin tonë zbritja e çmimit nuk po ecën me këto ritme. Ndërkaq, specialistët paralajmërojnë se çmimi në tregjet botërore do të vazhdojë të ketë zbritje, pasi nga dita në ditë çmimi në bursë pëson rënie të vazhdueshme dhe kjo pritet të zgjasë. Ndërkaq në vendin tonë ky reflektim do të jetë më i vonuar.
Tregtarët justifikohen se kanë ende në depozitat e tyre naftën që kanë importuar me çmim të lartë, ndaj dhe ende s’kanë filluar ta ulin. Ndryshe ndodh kur çmimi në bursë pëson rritje, tregtarët vendas nxitojnë të ndryshojnë minutë pas minute, tabelat ku ekspozohet çmimi i karburanteve, se normal para një ore ai është rritur në bursën e Londrës apo Amerikës. Çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut dy ditë më parë u kuotua me 120 dollarë për fuçi, ndërsa në Londër po dy ditë më parë çmimi zbriti në 119.58 dollarë për fuçi. Gjithashtu, rënie ka pësuar edhe në tregun aziatik. Një prej faktorëve që, siç parashikojnë specialistët, ka ndikuar në uljen e çmimit të naftës është stuhia “Eduard” në SHBA, e cila parashikohet të marrë forcë e të shndërrohet në uragan. Gjithashtu, shpenzimet e ulëta të konsumatorit amerikan kanë shtuar frikën se kërkesa për naftë do të ulet. Analistët janë të mendimit se uria e kërkesës dhe shpresa për më shumë furnizim po peshon në treg, megjithëse se gjeopolitika dhe moti po bëhen më të egër. Në uljen e çmimit të naftës ka ndikuar edhe fjalimi i kandidatit për shtëpinë e bardhë, Barack Obama, i cili propozoi shitjen e 70 milionë naftë nga rezervat strategjike, të SHBA-ve për të ulur çmimin e naftës në treg.