Çudia, biznesi: Kërkojmë nga tatimet kontrolle
• Biznesi është i detyruar që të ndërhyjë me anë të miqësive tek tatimorët, jo për të lehtësuar barrën fiskale, por për t'i detyruar tatimorët që të bëjnë punën e tyre, atë të kontrollit të kompanisë.
fabiola Çela
"Subjekte serioze i bëjnë kërkesë administratës tatimore që t'i kontrollojnë, madje për të ardhur tatimori duhet të fusësh mik", është shprehur dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Genc Boga. Shpeshherë administrata tatimore justifikohet me faktin se nuk ka numrin e duhur të inspektorëve për të kryer të kohë të gjitha kontrollet ndaj subjekteve. Por në një moment të caktuar tatimori mund të kontrollojë aktivitetin e subjektit për gjashtë vitet e fundit. Por kjo përbën një problem shumë të madh për biznesin. Sipas Bogës, në treg nuk ka specialistë të përkryer dhe një gabim që mund të kryejë ai gjatë këtyre gjashtë viteve biznesit i kushton shumë. Ai ka theksuar se edhe vetë Banka Botërore duke pasur parasysh situatën, ka propozuar që kontrollet të kryhen brenda një afati kohor më të shkurtër, që është tre vjet. Sipas përfaqësuesve të biznesit, projektligj i ri i qeverisë "Për procedurat tatimore" ka shumë mangësi dhe miratimi i tij do t'i vërë në vështirësi sipërmarrësit. Një ndër pikat më problematike të këtij ligji është edhe pajisja me faturë tatimore, pra që çdo shitje duhet të kryhet me fatura. Por shumë biznese të vogla nuk pranojnë që blerjet t'i kryejnë përmes faturave. Dhe këtë bizneset e mëdha e kanë parë të udhës që të përdorin fatura false. "Shumë subjekte importuese nuk gjejnë blerës që të pranojnë faturat dhe në këto kushte bëjnë fatura false", ka thënë dje përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Boga. Një gjë e tillë ndodh, sepse biznesi i vogël nuk pranon që t'i kontrollen blerjet dhe në këtë mënyrë i kryen ato pa fatura tatimore.
Biznesi kundër pagave referuese
Biznesi është shprehur kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e pagave referuese në sektorin privat. Sipas tyre shpeshherë niveli i pagës së vendosur nga qeveria për një vend të caktuar pune është më i lartë se paga reale. Sipas përfaqësuesve të biznesit, vendimi për aplikimin e pagave referuese përbën një problem shumë shqetësues për ta. Por gjatë hartimit të këtij vendimi, zyrtarë të qeverisë kanë deklaruar se një masë e tillë po ndërmerret për të ulur informalitetin në ekonominë shqiptare. Kjo pasi, sipas qeverisë, shpeshherë pagat e punonjësve që deklaron biznesi janë disa herë më të ulëta se ç'janë realisht.
Italia, po fitoi e djathta, central atomik në Shqipëri
Italia do të ndërtojë central atomik në Shqipëri. Kjo është më e afërt në rast se zgjedhjet atje i fiton Berluskoni. Giulio Tremonti, 60 vjeç, ministër Ekonomie në qeverinë Berluskoni, nëse Pdl do të fitojë zgjedhjet është përballur me temën e energjisë. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Tremonti ka përmendur Shqipërinë si një ndër vendet ku energjia nukleare italiane mund të ketë terren zhvillimi. Duket disi jo fort e sinqertë kjo ofertë nga Italia. Kjo e fundit, në një referendum të mbajtur në vitin 1987 e ka ndaluar përdorimin e energjisë nukleare në Itali. Ndërsa tani propozon që një central të tillë ta montojë në toka të huaja përtej Adriatikut, si Shqipëria apo Mali i Zi. "Në të ardhmen ka dy hipoteza për energjinë alternative: diellore apo me hidrogjen. Megjithatë tendenca e botës dhe Evropës është investimi në energjinë nukleare të gjeneratës së re. Informacionet që qarkullojnë në qarqet ndërkombëtare flasin për mundësinë e vendeve të Adriatikut që të bëjnë një projekt të përbashkët nuklear me Italinë. Më rezulton se qëndrojnë të gjitha presupozitat gjeopolitike për një sukses.
Por për çfarë vendesh flisni? Shqipëria, Mali i Zi?
Eshtë ende shpejt dhe nuk do të ishte e saktë të bënim një listë, por hipotezat që keni bërë ju dhe vende të tjera të shtuara në to, në ambientet ndërkombëtare shihen si mundësi të duhura, madje të këshilluara. Natyrisht pakti është që një pjesë e rritjes së Pil duhet të qëndrojë në vendet e origjinës. Ato do të kenë vështirësi të mëdha teknologjike për të krijuar centralet, ne dimë mënyrën se si: në një logjikë të projektit të përbashkët ulen tempet politike dhe administrative.
Por sa do të kushtonte?
Kam arsye të besoj se kostot për kabot dhe infrastrukturat e transportit të nëndetshëm për energjinë elektrike janë të qëndrueshme në perfeksion.
Nëse është kështu përse nuk është realizuar deri tani?
Eshtë çështje mendimi lateral: ndonjëherë mendimi lateral është shumë radikal, ndonjëherë jo. Duhet thjesht të verifikohet. Mbetet fakti që ne e kemi si ide: Pdl e përmban fjalën nukleare në program, Pd jo.
Berisha: Të gatshëm për centralin
Kryeministri Sali Berisha hodhi në nëntor idenë e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri. Propozimi i kryeministrit erdhi në një prej momenteve më të vështira të furnizimit të vendit me energji elektrike. Kreu i qeverisë tha se ndërtimi i centralit në vendin tonë do ta bënte Shqipërinë një vend eksportues për të gjithë rajonin. Madje duke e referuar edhe me shembuj, kryeministri u shpreh se me ndërtimin e centralit Italia e Jugut mund të eksportojë energji nga Shqipëria më lehtë se nga Zvicra apo Franca ku e merr aktualisht. "Për jugun e Italisë shumë më kollaj transferohet energjia nga Shqipëria se sa nga Zvicra apo nga Franca. Shqipëria do të krijojë lidhje të fuqishme me Ballkanin, pra ka një pozicion të lindur për të qenë një nga prodhuesit më kryesorë të energjisë në rajon, një nga eksportuesit kryesorë të saj", tha kryeministri.