Dogana parandalon 26 raste kontrabandimi

Prishtinë 27 gusht 2010- Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë javës së fundit identifikuan dhe parandaluan disa raste përpjekjesh për kontrabandim mallrash, njofton shërbimi për informim i Doganës së Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe njësitë doganore regjistruan 26 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara janë identifikuar sasi të konsiderueshme të mallrave ushqimore, pije joalkoolike, derivate të naftës etj.
Vetëm në Mitrovicë janë identifikuar rreth 20 raste në tentim kontrabandimi. Ndër mallrat me të qarkulluara në këtë veprimtari ishin pijet joalkoolike, nga të cilat u konfiskuan rreth 3600 litra. Po ashtu në këtë rajon u zbuluan rreth 1400 litra derivate të naftës dhe afro 400 litra vaj ushqimor, që të gjitha të destinuara për kontrabandim.
Po ashtu edhe nëpër pikat e tjera kufitare oficerët doganorë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme, me vlera me të ulëta.
Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore, ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra.
Vlera e mallrave të parandaluara kalon 5000 euro.