E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Pas imunitetit, te votohet Gjykata e Larte Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka kerkuar dje miratimin e reformave qe lidhen me integrimin e vendit ne BE. Ne nje konference per mediat, Meta ka vleresuar si mjaft pozitiv votimin e ligjit per heqjen e imuniteteve. Ai ka shtuar se e njejta fryme konsensusi duhet te ndiqet edhe per ligjin e Gjykates se Larte dhe kushtet e tjera te vendosura nga BE per integrimin. Megjithate, votimi i djeshem dhe konsensusi i djeshem, i cili ishte hapi i kerkuar dhe i mirepritur, si nga qytetaret tane ashtu edhe nga partneret tane nderkombetare, nuk duhet te mbetet i pashoqeruar ne ditet dhe ne javet e ardhshme edhe me disa hapa te tjere imediate sikurse eshte mbyllja e reformes per procedurat parlamentare, ligji per Gjykaten e Larte dhe iniciativa te tjera, te cilat tregojne qarte se ekziston vullneti per te vijuar me keto reforma", - u shpreh kreu i LSI-se. Ai shtoi se duhet te ekzistoje vullneti per te plotesuar "jo vetem te gjitha kerkesat e 12 prioriteteve, por edhe te gjithe angazhimet e tjera qe derivojne prej tyre dhe prej gjithe procesit te integrimit europian te vendit". Kreu i LSI-se ka theksuar ne fjalen e tij, se klasa politike duhet te marre parasysh dhe rendesine qe ka faktori kohe ne plotesimin e rekomandimeve. Sipas tij, miratimi ne afatet e caktuara te reformave, "do te ndihmonte maksimizimin e shanseve dhe mundesive per nje vleresim sa me pozitiv te vendit ne javet dhe muajt e ardhshem, brenda ketij viti, per konsiderimin e statusit te vendit kandidat". Gjate konferences per mediat, Meta eshte pyetur dhe per marredheniet mes LSI dhe PS. Kreu i LSI-se ka theksuar se marredheniet e aleateve te koalicionit jane konstruktive dhe se jane zbatuar me pikat e marreveshjes se koalicionit. "Qendrimet tona ne raport me koalicionin kane qene teper konstruktive. Ne i jemi permbajtur me perpikeri te gjithe marreveshjes kuader PD-LSI. Natyrisht qe per ceshtje te caktuara ne kemi pasur qendrimet tona qe kane te bejne me vete identitetin e Levizjes Socialiste per Integrim apo me bindjet tona per zgjidhjet qe mund te ofroheshin apo te ofrohen. Une mendoj se koalicioni ka funksionuar ne menyre te qendrueshme", - u shpreh Meta. Lidhur me disa qendrime kunder nismave te Partise Demokratike, Meta u shpreh se pavaresisht se jane pjese e nje koalicioni, LSI ka mendimet e saj per disa ceshtje qe lidhen me programin e saj. "Edhe brenda nje partie ka mendime te ndryshme dhe nuk ka pse te mos kete mendime te tilla edhe midis partnereve ne nje koalicion. Ne kete drejtim per mua mbetet e rendesishme qe te gjithe t'i fokusojme dhe t'i perqendrojme energjite ne keto dite dhe ne keto jave per te vijuar me reformat e kerkuara me force nga partneret tane si nje mundesi per te shtuar ne maksimum shanset per nje vleresim pozitiv te vendit per statusin kandidat", - tha dje kreu i LSI-se. Sipas tij, abstenimi ne ligjin per lirimin e banesave te ish-pronareve "erdhi pas mosmarrjes ne konsiderate te kerkeses sone per te vijuar dialogun, ne menyre qe jo vetem te jepej nje zgjidhje per kthimin e pronave te zena me qira pronareve te ligjshem".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›