Infektivi, 50 pacientë në ditë të infektuar nga ushqimet
Helmimet nga ushqimet kanë çuar në urgjencën e spitalit Infektiv të kryeqytetit një numër të madh pacientësh.
Vetëm dje në këtë spital janë paraqitur rreth 50 persona, të cilët kanë marrë asistencën mjekësore. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë diarre, të vjella, temperaturë e lartë, marrje mendsh dhe gjendje të fikëti. Sipas mjekëve, pritet një shtim i rasteve të urgjencave në ditët në vazhdim, të favorizuara edhe nga vapa e madhe e ditëve të fundit. Konsumimi i ushqimeve të ndenjura është shkaktari kryesor i këtyre problemeve. Kjo, pasi në këtë stinë, për shkak të temperaturave shumë të larta, ato mund të prishen shumë shpejt. Sipas mjekëve duhet të shmangen sa më shumë ushqimet e ndenjura të pakontrolluara sidomos nga fëmijët, pasi dhe organizmi nuk ka imunitetin e nevojshëm. Por edhe të rriturit janë të rrezikuar, veçanërisht nga ushqimet që mund të infektohen nga insektet. Fluks të sëmurësh këto ditë kanë pasur edhe urgjencat e Kardiologjisë dhe Pediatrisë. Dje në urgjencën e Pediatrisë janë paraqitur rreth 100 fëmijë me virozët e stinës, ndërsa tek urgjenca e Kardiologjisë janë paraqitur rreth 60 persona, kryesisht të moshuar. Sipas mjekëve, të sëmurët kronikë nga zemra dhe hipertensioni duhet të shmangin daljet në orët më të nxehta të ditës dhe në të njëjtën kohë duhet të pinë sa më shumë lëngje. "Dalja në diell në orët më të nxehta mund t'u shkaktojë këtyre të sëmurëve pasoja të rënda, madje mund t'i çojë deri në infarkt", shprehen mjekët. Sipas tyre, qëndrimi për një kohë të gjatë në diell krijon komplikacione për të sëmurët me zemër, siç janë humbja e kripërave, aritmia, vështirësi në frymëmarrje dhe debulesë të gjithë trupit.