E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastisen banesen, i treti ne pranga

Shkoder- Policia e Shkodres ka bere te mundur kapjen ne flagrance te te shpallurit ne kerkim per vjedhjen e 70 mije lekeve ne bashkepunim me dy persona te tjere. Burime zyrtare thane se i ndaluari eshte 24-vjecari Nikolin Dermani, lindur ne fshatin Kir te Shkodres. Nga hetimi i kryer rezulton se ne bashkepunim me Pellumb Kolbucajn dhe Gentian Sufajn, te cilet tashme jane ndaluar nga policia, Dermani i ka vjedhur nje qytetari ne banesen e tij nje sasi prej 70 mije lekesh nga kursimet, nje muaj me pare. "Kapja e Nikolin Dermanit, ne lagjen "Guerrile" te Shkodres, u be e mundur si rezultat i informacioneve te marra ne rruge operative dhe pas nje pune te mireorganizuar nga efektivat e seksionit te Krimeve kunder Pasurise dhe Prones", njoftoi drejtoria e policise diten e djeshme. Gjate aksionit i dyshuari nuk ka bere rezistence, kurse gjurmet e gishtave u zbuluan nga ekspertet ne vendngjarje. Mesohet se tre te ndaluarit nuk kane pranuar akuzen e "vjedhjes ne bashkepunim" dhe hetimet po i vijon prokuroria.

R. Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›