E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, hidhet nga kati i katert

Durres- Flijohet ne gjendje te rende depresioni nje 34-vjecare invalide nga qyteti i Durresit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 17:00, ne lagjen nr. 13, ne Plazh. Burime zyrtare te policise thane se moren informacion se Irma Rushiti ka rene nga kati i katert i pallatit ku dhe banonte dhe ka vdekur pas tre oresh ne spital. Menjehere ne vendngjarje eshte derguar nje grup hetimor, kurse familjaret nisen te demtuaren ne spitalin e qytetit. Fillimisht eshte dyshuar per nje renie nga pakujdesia dhe nje shtytje te mundshme, ndersa ne pyetje u moren edhe familjaret. Mjeket e spitalit u shprehen se frakturat ishin te shumta dhe si pasoje e plageve te renda, 34 vjecarja ka nderruar jete rreth ores 20:00 te mbremjes. Nga veprimet e para hetimore rezulton se Irma Rushiti ka qene ne kushte depresive per nje periudhe te gjate kohore, pasi ishte invalide. Policia tha se behet fjale per nje vetevrasje, ndersa hetimet vazhdojne per te zbardhur plotesisht rrethanat.

E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›