E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pasticieri" prangos grupin e droges

Durres- Operacioni "Pasticieri" con ne pranga tre shperndares te dyshuar te narkotikeve ne qytetin bregdetar te Durresit. Burime zyrtare thane se agjentet e Antidroges mbyllen mbremjen e djeshme goditjen me te fundit duke ndaluar Taulant Harizaj, 26-vjec, banues ne Kavaje, Ismail Jakupi, 19 vjec dhe Saimir Zotka, 24 vjec, banues ne lagjen nr. 7 ne Durres. Gjate kontrollit fizik jane sekuestruar 75 grame heroine e paketuar ne doza te vecanta, pese fisheke pistolete, nje thike, pese celulare dhe 300 mije leke. Fillimisht, ne baze te informatave ne rruge operative, eshte ndaluar Taulant Harizaj, te cilit iu gjeten 2,5 gr heroine te destinuar per shitje. Po ne te njejten kohe u kap edhe Ismail Jakupi, te cilit iu sekuestrua nje sasi prej 60 gram lende narkotike, nje thike dhe 5 fisheke. I ndaluari i fundit ka qene Saimir Zotka, teksa ne lagjen e tij levizte me 12 gr heroine. Policia tha se kane nisur hetimet per "prodhim e shitje narkotikesh" dhe "mbajtje pa leje te municionit dhe armeve te ftohta".

E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›