E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimi i studenteve, dy ne pranga

Artan Cena

TIRANE - Bllokimi i studenteve ne Trieste, ka cuar ne pranga dy persona, administratoren e nje agjencie udhetimesh dhe nje student te nje prej universiteteve private, qe ka sherbyer ne rolin e sekserit. Ne pranga deri me tani nga Policia e Tiranes jane vene, Iris Cekani, 39 vjece, nga Tirana, me arsim te larte, me detyre administratore e agjencise turistike "MAR-EST- TRAVEL", si dhe Valter Marashi, 21 vjec, banues ne Tirane, studente i vitit II-te, fakultetit Juridik ne nje prej universiteteve private. Por vec te arrestuarve dhe kater te rinj te tjere jane vene nen hetim nga policia, ne lidhje me mashtrimin e bere. 150 studentet e bllokuar ishin nisur me destinacion Spanjen, por jane bllokuar pasi jo te gjithe ishin pjesetare te fakulteteve.

Disa prej anetareve te ekspedites ishin persona te jashtem, te cilet kishin paguar shuma te ndryshme parash per t'u larguar ne drejtim te Evropes. Burimet zyrtare nga policia e kryeqytetit thane se, nen hetim jane vene dhe Marios Rizai, 23 vjec, Taulante Bega, 22 vjec, te dy nga Berati, si dhe Nazmi Zeneli, 18 vjec dhe Ada Qadhimi, 25 vjece, me arsim te larte. Burimet thane se, ndalimi i tyre eshte bere pasi ne 6 maj te ketij viti, agjencia turistike e "MAR-EST-TRAVEL", duke mashtruar per destinacionin e udhetimit nga Sllovenia ne Spanje, ka marre ne menyre te kunderligjshme 167 viza turistike ne ambasaden hungareze ne Tirane.

Ne listen e marrjes se vizave, pervec studenteve te universiteteve private jane futur dhe persona te tjere qe nuk kane qene studente, por me dokumenteve te falsifikuara, me qellim perfitimin e pa rregullt te vizave, qe te kalonin kufirin shteterore per ne vendet e Evropes. Por vec te arrestuarve, policia ka vene nen hetim dhe kater te rinj, te cilet kane dhene shuma te medha parash me qellim largimin nga Shqiperia ne drejtim te vendeve te Bashkimit Evropian. Rizai, Bega, Zeneli dhe Qadhimi me dokumente te falsifikuara, prej agjencise "MAR-EST.TRAVEL", kane marre viza turistike per te udhetuar jashte shtetit kundrejt pagesave ne shuma te konsiderueshme.

Por keto viza jane anuluar nga Ambasada Hungareze ne Tirane dhe te gjithe personat e pajisur me viza jane kthyer ne portin e Durresit, pasi nuk jane lejuar qe te kalonin kufirin ndershteteror. Gjithashtu, policia ka derguar materialet ne prokurori per marrjen ne pergjegjesi penale, te agjencise turistike "MAR-EST TRAVEL", si person juridik. Burimet nga policia thane se, dosja ndaj gjashte personave, 2 prej te cileve te arrestuar ka shkuar ne Prokurorine e Tiranes. Akuzat e ngritura ndaj tyre jane, "korrupsionit pasive ne sektorin private", "falsifikimit te dokumenteve me shume se nje here", "mashtrim per qellim fitimi", "zbatimit te ligjit penal ndaj personave juridike", te kryer ne bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›