Infermierët, punësimi pas marrjes së licencës
17/04/2009 Urdhri: ndarje sipas kategorizimit “infermier profesional”, “i përgjithshëm” dhe “ndihmësinfermier”
Përgatiten ndryshimet ligjore që do të lejojnë ushtrimin e aktivitetit të infermierëve si një profesion i lirë dhe autonom. Ky format parashikon që punësimi i kësaj shtrese pranë institucioneve shëndetësore si publike, ashtu dhe private, të bëhet pas marrjes së licencës nga Urdhri i Infermierit, i cili funksionon prej më se një viti në vendin tonë. Njëkohësisht është menduar që të hartohen aktet e duhura ligjore që përveç dhënies së licencës të bëjnë edhe kategorizimin e punonjësve sipas niveleve të caktuara. Praktika profesionale do të jetë dhe një ndër kriteret vendimtare jo vetëm në dhënien e licencës, por dhe në rishpërndarjen e tyre nëpër institucione. Specialistët pohojnë se veçanërisht për infermierët e rinj do të rishikohet niveli i praktikës, ku nuk do të lejohet punësimi i tyre pa kaluar në një stazh 3–6-mujor pranë reparteve të ndryshme nën mbikëqyrje.
Ndryshimet
Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Sabri Skënderi, ka pohuar dje se tashmë ka nisur puna për krijimin e bazës ligjore, fillimisht për rritjen e nivelit të standardeve, duke kaluar më pas te licencimi i infermierëve për ushtrimin e profesionit të lirë. "Ne po krijojmë të gjitha dosjet e infermierëve, me të gjitha të dhënat dhe në përfundim të një periudhe 3-vjeçare mendojmë të arrijmë në një konkluzion për kategorizimin e infermierëve në ‘infermier profesional’, ‘infermier i përgjithshëm’ dhe ‘ndihmësinfermier”, ka pohuar Skënderi. Gjithashtu kategorizimi do të sjellë edhe një shpërndarje më të drejtë pranë institucioneve ku realisht janë të nevojashëm. Për këtë Skënderi shton se aktualisht po mblidhen të dhënat për hartimin e regjistrit kombëtar
të infermierëve.
Arsimimi
Pjesa dërrmuese e infermierëve që punojnë sot në institucionet shëndetësore nuk kanë mbaruar arsimin e lartë universitar në këtë profesion. Nga të dhënat rezulton se vetëm 30 për qind e këtij stafi mjekësor janë me arsim të lartë. Ndërkohë me ndryshimet që po përgatiten synohet që i gjithë shërbimi infermieror të kalojë në nivel universitar. Lidhur me përmirësimin e cilësisë së shërbimit Skënderi ka shtuar se “gradualisht po punojmë që dhe infermierët me arsim të mesëm të trajnohen, kualifikohen dhe të arrijnë një nivel profesional të lartë, nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm mjekësor". Aktualisht në të gjithë vendin evidentohen 12 mijë infermierë të punësuar pranë shërbimin parësor (poliklinikave), teksa mbi 6600 janë të shpërndarë në institucionet arsimore parauniversitare si dhe 4400 infermierë të tjerë të punësuar pranë sektorit spitalor.