Mediu kërkon votën për të djathtën
17/04/2009 Turi republikan në Berat
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë takimit elektoral në Berat ka thënë se vitet e qeverisjes së vendit nga mazhoranca e djathtë kanë qenë shumë të suksesshme. Ai ka përmendur reformat e suksesshme të ndërmarra gjatë këtyre katër vjetve qeverisje në fushën e ekonomisë, arsimit, investimet në infrastrukturë dhe finalizimin e tyre me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Anëtarësimi i Shqipërisë me të drejta të plota në NATO është arritje e të gjithëve ne si shqiptarë dhe për këtë duhet të jemi krenarë. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë domethënëse, pasi shqiptarët do t’i japin një mandat të dytë koalicionit të djathtë për të vijuar të gjithë bashkë në fushën e reformave të tjera, për të arritur anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, - ka deklaruar Mediu. Sipas tij, mazhoranca aktuale është në kushtet për të thënë me bindje se e djathta është shansi i të gjithë shqiptarëve për suksese. Mediu tha se e djathta e ka vërtetuar më së miri këtë gjatë këtij mandati. Sipas tij, PR-ja është një parti e politikave cilësore, që përfaqëson interesat e ish-pronarëve.