E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton Muaji i Infermierit, parashikohen aktivitete dhe konferenca

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë organizon Muajin e Infermierit, në periudhën e datave 12 prill 12 maj me moton Të punojmë së bashku për të ardhmen e profesionit tonë. Bëhet e ditur për se gjatë këtij muaji, në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, në të gjitha spitalet dhe në të gjitha drejtoritë e Shëndetit Publik, do të organizohen seminare, trajnime dhe konferenca rajonale, në të cilat do të diskutohen dhe gjenden zgjidhjet mbi arritjet dhe sfidat që i përkasin kujdesit shëndetësor tek ne. Do ti jepet rëndësi kryesore rritjes së nivelit profesional, nivelit kulturor, autonomësisë, komunikimit, sigurisë dhe saktësisë në veprime, zbatimit të ligjit dhe kodit Etik  dhe Deontologjik të infermierëve, vlerësimit dhe përfaqësimit të këtyre profesionistëve në të gjitha nivelet administrative dhe politike të shëndetësisë shqiptare, pohojnë drejtues të Urdhrit të Infermierit. Nga ana tjetër, në aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të këtij muaji, do të vlerësohen arritjet që nga dyfishimi i pagave për personelin e kujdeseve, Ligji për UISH, Kodi Etik-Deontologjik i Infermierëve, krijimi i Qendrës Kombëtare për Edukim të Vazhdueshëm, fillimi i studimeve për masterin në infermieri etj. Sfida jonë për të ardhmen mbetet rritja e nivelit profesional dhe kulturor të këtyre profesionistëve në nivelin e kolegëve evropiane si edhe zbatimi me korrektësi i kodit Etik-Deontologjik për një përkujdesje sa më të mirë ndaj pacientëve, shtojnë drejtuesit.

Last Updated on Friday, 17 April 2009 03:27

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›