E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cako Ministria e Financave te rillogarite pensionet e ushtarakeve

Flet dr. Kujtim Cako kryetar i Aleances Kombetare te Ushtarakeve

Vijon nga numri i kaluar

Ushtaraket i kerkojne Ministrise se Financave qe te beje rillogaritjen e pensioneve te parakohshme dhe atyre te pleqerise. Kerkesa eshte bere nga kreu i Aleances Kombetare te Ushtarakeve te Shqiperise AKUSH dr. Kujtim Cako i cili gjate nje interviste per gazeten Albania ka kerkuar korrektimin e skemes se perdorur deri tani nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Do te perdorim te gjitha shkallet e Gjyqesorit perfshire edhe gjykatat jashte vendit perfshire edhe institucione dhe organizata nderkombetare per garantimin e se drejtes qe u takon ushtarakeve - thote Cako. Sipas tij loja juridike me e rrezikshme qe mund te luhet per ushtaraket ne pension eshte loja e parashkrimit te se drejtes se fituar apo riberja e dokumenteve per cdo ushtarak qe rrezikon dhe i con drejt humbjes se perkohshme. Kreu i AKUSH-it thote se ka ardhur koha qe institucionet e sigurimeve te funksionojne si ne vendet Perendimore dhe qe duhet ti jepet fund abuzimit me skemat e pensioneve.

Zoti Cako qeveria thote se po merren pensionet e ushtarakeve por ju keni shkruar se shteti po u grabit djersen ushtarakeve pasi ata nuk paguhen sipas ligjit. Sa e deformuar eshte realisht skema e pensioneve per ish-ushtaraket apo per pensionet e parakohshme

... Une kam shkruar e kam thene edhe ne emisione televizive publike dhe private dhe jam i detyruar te perseris dicka per aq kohe sa nuk gjen zbatim e drejta e fituar. Per kete ne i jemi drejtuar edhe Gjykates Kushtetuese qe ne parim u ka dhene te drejte ushtarakeve per pensionet. Eshte fakt negativ qe per 2 dekada te drejtat e ushtarakeve jane te neperkembura dhe te shfrytezuar negativisht nga politika eshte absurde qe Parlamenti shqiptar tempulli i demokracise dhe ku politika tere krahet e saj te votojne pothuaj unanimisht pro zgjidhjes dhe trajtimit ligjor per ushtaraket ndersa kjo e drejte ligjore shkelet nga ana e organeve ekzekutive. Kjo vjen si rezultat i miratimit te nje tjeter ligji kontradiktor nga Kuvendi me procedura te pershpejtuara pa marre mendimin e grupit te interesit pa pyetur asnje shoqate ushtarake.
Ne kete loje politiko-juridike vazhdohet te politizohet dhe nuk zbatohet asnjehere statusi i miratuar i ushtarakut deformohen te drejtat e fituara te ushtarakeve. Kjo shtrese sociale me vendosjen e ekonomise se tregut te prones private nuk privatizoi asgje asnje meter katror truall asnje leter me vlere nuk mori asnje kualifikim tjeter nga shteti qe te ushtronte nje profesion te ri por nuk mori as pensionin e merituar te tij.
Me kete te ardhur minimale nuk arrin te perballoje aspak koston e jeteses ilacet dhe ndonje shpenzim tjeter familjar rritjen e cmimeve te artikujve te konsumit dhe nevojave me te domosdoshme te sherbimeve te ashtuquajtur artikujt e shportes apo deri edhe inflacionin e lekut. Pa ndertuar minimumin jetik te sakte dhe transparent si nje element social i rendesishem i shtetit tone te se drejtes nuk mund te ndertohet as niveli minimal apo maksimal i pensionit ne vendin tone.

Ministri i Financave thote se po pergatiten ndryshime ne ligjin per trajtimin e ushtarakeve. A keni dijeni ju A eshte marre mendimi i grupeve te interesit Nese po ne cfare drejtimi po behen keto ndryshime

Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise eshte relativisht nje shoqate e re por qe ka bere perpjekje te medha per te institucionalizuar marredheniet me organet e Legjislativit Ekzekutivit dhe te Gjyqesorit qe te degjohet zeri i ushtarakut ne pension i ketij grup interesi.
Jemi pale ankimuese ne Gjykaten Kushtetuese per Ligjin Nr. 10142 date 15.05.2009 por akoma nuk kemi asnje informacion dhe asnje draft te ri per diskutim apo terheqjen e mendimit nga ana e shoqates tone.

Ju jeni shprehur se shteti i ka borxh cdo ushtaraku shuma qe variojne deri ne 2.3 milione leke per shkak te llogaritjes se gabuar te skemes gjate ketyre viteve. A do te vazhdojne ushtaraket te kerkojne sigurimet e prapambetura Si do ta beni te mundur Cfare po ben konkretisht Aleanca

Ne cdo proces gjyqesor por akoma me teper eshte bindese jo thjesht rillogaritja e pensionit te ushtarakut ku gjuha e matematikes eshte unikale ne tere boten por vendimi i Gjykates se Apelit Tirane mjaft i argumentuar juridikisht. E them kete se nese kompetenca do te ishte e kesaj gjykate vendimi unifikues do te ishte bere dhe ketu merrte fund odiseja e ushtarakeve. Shoqata ne te ardhmen edhe nepermjet institucioneve europiane si EUROMIL-i dhe organizata te tjera do te beje sensibilizimin nderkombetar te problemit tone dhe ndoshta edhe gjykimin ne organe te ketij karakteri. Cudia vazhdon me nje trajtim te padrejte nga organet e sigurimeve shoqerore me kufizimet e se drejtes se dhene pensioni te jete jo me shume se 1-2 pensione minimale - baze. Kjo edhe pse pranon formulen e llogaritjes se pensionit te parakohshem te ushtarakut e rrezon e injoron ate me llogaritje me kufizimet tavanet juridike-financiare. Ne vendet e Europes Perendimore anetare te BE-se per cdo qytetar ka nje llogari personale me pagen bruto kontributet e detyruara per pension te derdhura dhe fature analitike per cdo muaj vjetersi pune me date fillimi dhe mbarimi apo kohen e paaftesise shendetesore dhe te papunesise qe paguhen kontribute. Me nje informacion transparent mbi te dhenat per tere kohen e llogaritjes se pensionit si vitet e shkolles te punes apo sherbimit te papunesise dhe te paaftesise se paguar cdo qytetari europian nuk i humbet asgje asnje cent apo dite llogaritje per pension ne moshen ligjore si per pension te parakohshem apo pleqerie.
Qe kjo shifer detyrimi te mos duket kaq alarmante per shtetin do te thosha se nga nje studim i perafert ky borxh varion nga 15 - 17000 euro per person per tere periudhen qe ka lindur kjo e drejte. Per te rritur saktesine e studimit tone kemi kerkuar te dhena statistikore nga sigurimet shoqerore por deri tani nuk na jane ofruar keto te dhena. Loja juridike me rrezikshme qe mund te luhet per ushtaraket ne pension eshte loja e parashkrimit te se drejtes se fituar apo riberja e dokumenteve per cdo ushtarak qe rrezikon dhe i con drejt humbjes se perkohshme.

Ne Shqiperi ka disa shoqata ushtarakesh. Cili eshte mesazhi juaj per ta Cfare duhet te behet qe ushtaraket te garantojne te drejtat e tyre

Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise AKUSH lindi si nje nevoje dhe realitet i kohes per mbrojtjen me mire te figures morale e sociale te ushtarakut dhe per mbrojtjen e te drejtave te ushtarakeve shqiptare brenda dhe jashte vendit.
Mesazhi yne ne raport dhe marredhenie me shoqatat e tjera te ushtarakeve eshte ky Ushtarake pa asnje dallim te bashkuar te koordinojme perpjekjet dhe te kerkojme te drejtat tona ne te gjitha fushat morale sociale dhe financiare. AKUSH eshte nje shoqate me karakter gjitheperfshires per te bashkuar te gjithe ushtaraket pa asnje dallim per mbrojtjen me te mire te figures dhe dinjitetit te ushtarakut e te familjes se tij te drejtave morale sociale dhe ekonomiko-financiare. Vlen te theksohet se ketu perfshihet edhe nje shtrese e vecante dhe e nderuar Ushtarake te perndjekur politike. Perpjekjet gjate vitit 2009-2010 u kurorezuan me sukses me ushtrimin rolit koordinues bashkerendues dhe bashkepunues me misionin e shenjte ruajtjen e dinjitetit te ushtarakut dhe mbrojtjen e te drejtave ligjore te tyre. U be e mundur lidhja me organizaten europiane te ushtarakeve EUROMIL. Ne vendin tone erdhi per vizite edhe presidenti i kesaj organizate z. E. Jacob. Ketu iu be nje ftese shoqates sone qe te marre pjese nje delegacion i vogel ne takimin e 102-te te Bordit te EUROMIL-it ne Bruksel ku do te diskutohet kandidatura e Aleances Kombetare te Ushtarakeve per tu bere anetare e kesaj organizate. Kjo ben te domosdoshme dhe te mundur mbrojtjen e te drejtave te ushtarakeve shqiptare advokatine dhe ekspertizen nderkombetare.
Mesazhi yne do te ishte me besim te deklarimi i ministrit te Financave zotit Bode i pari anetar i qeverise shqiptare qe te prononcohet pozitivisht juridikisht dhe profesionalisht duhet te kete nje bashkepunim me te mire institucional qe qeveria dhe Ministria e Financave te programojne dhenien e kesaj te drejte te fituar te ushtarakeve te rillogaritin pensionet e tyre ne perputhje me tere kriteret ekonomike shtrirjen e pageses ne kohe dhe me situatat konkrete financiare qe vendi yne kalon. Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise do te perdore te gjitha mjetet demokratike duke ofruar njekohesisht bashkepunim ndihme dhe oponence te kualifikuar per zgjidhjen e ketij problemi jetik dhe mjaft te rendesishem per kete grup social i cili ne shumicen derrmuese nuk disponon asnje burim tjeter jetese per vete natyren e vecante te profesionit qe kane pasur te pazbatueshem ne sektoret te tjere civile.

Pergatiti Albert Gjoka

22 Qershor 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›