Juliana Pasha Its all about you dhe loja politike e Eurosong-ut
Festivali Evropian i Kenges - Eurosong vazhdon te mbetet enderr e shume kengetareve te cilet e cilesojne ate si kulminacion te arritjes ne karriere. Emocionin te cilin e dhuron skena gjigante e Eurosong-ut me se miri pershkruhet nga ata te cilet e perjetojne nje gje te tille ndonese edhe teleshikuesit qe e percjellin ate nga ekranet televizive jo me pak e ndjejne emocionin e garimit. Shqiperia vazhdon te mbetet perfaqesuesja e vetme per shqiptaret ne Eurosong ndonese Republika e Kosoves akoma nuk e ka fituar te drejten e pjesemarrjes nga EBU. Juliana Pasha ishte kengetarja e cila kete vit dhuroje shpresen me te madhe per nje pozite konkurruese ne Eurosong duke u cilesuar me kete rast favorite kryesore per Top10. Megjithate loja e Eurosong-ut vazhdon te mbetet e njejtavotimi i politizuar ku shtetet u japin pike njera-tjetres ne baze te interesave fqinjesore e politike bene qe edhe konkurrenca reale te merrte kahje te kundert. Ne nje interviste ekskluzive per ZHURNAL perfaqesuesja e sivjetme e Shqiperise ne Eurosong Juliana Pasha rrefen shume gjera interesante te cilat i perjetoi gjate qendrimit ne shtetin nikoqir te Eurosong Oslo.
Juliana ne menyren me te mire perfaqesuat shtetin shqiptar ne Euro Song 2010. Na tregoni cila ishte ajo ndjenje te interpretosh ne nje skene gjigante dhe para nje publiku aq te madh
Pervecse nje emocioni te madh qe te japin skenat gjigande ishte ndjenja e krenarise per perfaqesimin e vendit tim. Jam ndjere teper e emocionuar teksa kendoja dhe shihja flamure shqiptare te valviteshin kudo.
Gjate provave stafi i Euro Song paralelisht organizon edhe press konferenca. Si shkuan paraqitjet e juaja para gazetareve dhe cilat ishin pyetjet me te shpeshta qe u jane bere gjate qendrimit ne Oslo
Mediat na kane pritur mjaft mire pati nga ata gazetare sic ishte rasti i nje gazetari te ESC Daily qe e pelqeu aq shume kengen tone sa mbante ne dore flamurin shqiptar gjate gjithe shfaqjes. Pyetjet kane qene nga me te ndryshmet ndaj nuk di ke te vecoje si me te kerkuaren.
Kenga Its all about you eshte komentuar shume si ne facebook You Tube etj. Cfare mendoni a eshte cilesuar edhe ne Oslo si kenge favorite
Ne Oslo kenga u cilesua si favorite qe prej proves se pare. Gazetaret e shihnin kengen pjese te Top 10.
Megjithate votimi ne Euro Song pak a shume ndryshon edhe kahjen e festivalit. A pajtoheni me faktin se pjesa finale ku votojn shtetet per njera-tjetren eshte plotesisht politike
Per fat te keq ky vit e vertetoi edhe me shume kete menyre votimi ndonese ne kishim shpresuar se do te ishte ndryshe.
Megjithate fitoria me e madhe padyshim mbetet futja e Shqiperise ne finale te Eurosong. Si u ndjete ne castin kur u permend Albania
Kam qene shume e emocionuar jo vetem une por edhe Arditi bashkeshorti im Altini dhe e gjithe pjesa tjeter e stafit. Hyrja e kenges ne finale ishte nje nga momentet me te bukura ne Eurosong.
Gjate viteve te kaluara ka pasur kritika te vazhdueshme se kenget pjesemarrese qe dergon Shqiperia ne Eurosong nuk ishin te promovuara aq sa duhet ashtu si i promovonin shtetet e tjera pjesemarrese. Sa e kenaqur jeni me promovimin e kenges qe RTSH ka bere kete here
Jam shume e kenaqur pasi eshte bere vertet nje pune e mrekullueshme nga RTSH dhe rezultatet duken qe ne klikimet e shumta dhe komentet pozitive qe kenga vazhdon te kete.
Flasim per qendrimin tuaj ne Oslo. Cila ishte eksperienca qe perjetuat gjate diteve sa kaluat me delegacionin tuaj dhe me pjesemarresit e tjere te Eurosong
Jane kujtime te mrekullueshme qe do mbeten gjate ne kujtesen time. Ja kam kaluar shume mire pasi kisha nje grup te mrekullueshem pune qe gjeje rastin ti falenderoj me gjithe zemer duke filluar nga Ardit Gjebrea Piro Cako Shpetim Saraci etj per punen qe kane bere. Dhe jo vetem kaq po dua te falenderoj dhe te gjithe ata bashkeatdhetare qe na kane pritur me shume dashuri dhe jane kujdesur qe ne tia kalonim sa me bukur ne Oslo.
Sa kohe dhe sa mundesi kishit te shoqeroheni me pjesmarresit e Eurosong ne Oslo njekohesisht edhe me perfaqesuesen e Gjermanise Lena
Kam patur rastin te njihem dhe te krijoja miqesi me shume prej pjesmarresve ne Eurosong duke permendur ketu perfaqesuesit e Porugalise Izraelit Uk Island Macedonia etj dhe sigurisht edhe me fituesen e Gjermanise Lena.
A mendoni se Gjermania e ka merituar fitoren ne Eurosong kete vit
Une mendoj se ky ishte nje vit me shume kenge te bukura dhe me kengetare te shkelqyer. Konkurrenca ishte mjaft e forte dhe nuk dije se kujt tia vije gishtin si fitues. Por kenga gjermane pati mjaft avantazh qe ne fillim duke qene se ishte nje nga kenget me te klikuara ne internet.
Kush ishte favoriti juaj. Kenga qe ndoshta ju e keni cilesuar si konkurrente te denje
Kisha shume kenge qe i kam pelqyer si Ukraina Islanda Belgjika etj prandaj nuk di ke te vecoje prej tyre.
Cila ishte pritja qe bashkevendasit tuaj ju bene pas kthimit nga Oslo
Jam lumturuar shume kur kam arritur ne Tirane pasi te aferm miq apo dhe njerez te thjeshte ne rruge me uruan dhe falenderuan per perfaqesimin ne Eurosong. Mesazhe te shumta urimi kam marre ne Facebook gjithashtu edhe vazhdojne ende te vijne. I falenderoj te gjithe.
Pas Eurosong-ut cfare po bene Jualiana aktualisht ju keni qasur punes apo ndoshta mendoni te pushoni nje kohe
Pas disa diteve pushimi ne qytetin e bukur te Vlores kam filluar menjehere punen.
Kur pritet albumi juaj i radhes eshte dhurata me e bukur qe perkrahesit dhe adhuruesit tuaj presin ta kene ne dore
Jam duke punuar per albumin te cilin mendoj te jete ne shqip dhe anglisht dhe nese punet do te ecin mire do te dale ne fillim te tetorit.
Per sa i perket mbremjeve te ndryshme muzikore sa do jeni e angazhuar gjate kesaj vere
Do te jem shume e angazhuar dhe ne dashte Zoti do te jem edhe ne Kosove me koncerte.
Po per pushimet verore keni ndonje plan konkrete
Ende jo por nese do te pushoj kete vere do te shkoj ne Spanje pasi kam degjuar qe kenga atje tashme eshte nje hit veror ndaj dua ti shijoj pushimet duke degjuar Its all about you.
Juliana ne ju falenderojme nga zemra per emocionet qe na dhuruat gjate paraqitjes tuaj ne Eurosong ju urojme suksese dhe gjitha te mirat ne jete
Faleminderit per mbeshtetjen tuaj dhe gjithe fansave te mije. Suksese gjithe stafit te Portalit ZHURNAL per punen e mrekullueshme qe po e bene.
Nga Rajan Arapi
24 Qershor 2010