Inflacioni për prillin 4.4 për qind, kostoja e jetesës rritet 2.5 për qind
INSTAT-i publikon shifrat e indeksit për muajin prill 2008. Në krahasim me muajin mars inflacioni ra me 0.4 për qind
Ervin Koçi
Instituti i Statistikave ka publikuar dje shifrat e fundit të inflacionit për muajin prill 2008, ku rezulton se ky tregues është në nivelin 4.4 për qind. Sipas këtyre të dhënave, krahasuar me një muaj më parë pra me marsin, inflacioni ka pësuar një rënie të lehtë me rreth 0.4 për qind, por kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë kemi një rritje të kostos së jetesës me 2.5 për qind. Kështu Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin prill të këtij viti arriti 102.0 për qind, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9 për qind. Gjatë muajit prill çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.8 për qind dhe çmimi i benzinës në rritje prej 0.9 për qind, duke ushtruar presion rritës në inflacion. Edhe gjatë muajit të kaluar, ky tregues ka qenë mbi objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka përcaktuar për inflacionin nivelin 3 për qind me një normë tolerance plus minus 1 për qind. Por aktualisht çmimet e larta vazhdojnë të rëndojnë xhepat e qytetarëve shqiptarë, ku nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se gjatë prillit çmimet e fruta-perimeve pësuan një rënie të lehtë, ndërkohë që u rritën çmimet e produkteve të tjera ushqimore.
Ushqimet
Referuar të dhënave të INSTAT-it, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 0.8 për qind, me një ndikim prej 0.3 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 6.9 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate”. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të kastravecave me 47.5 për qind, lulelakrës me 10.6 për qind, lakrës me 4.4 për qind, domateve me 2.9 për qind, etj. Indeksi në nëngrupin fruta shënoi gjithashtu një ulje prej 0.2 për qind. Gjatë muajit prill çmimet në të gjitha nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve shënuan një rritje, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupet, “bukë e drithëra” me 1.5 për qind, “mish”, ”peshk”, ”qumësht, djathë e vezë” me 0.2 për qind, ”ushqime të tjera” me 0.1 për qind. Sipas INSTAT-it, indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.3 për qind, duke pasur një ndikim prej -0.01 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Gjithashtu dhe indeksi i grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, shënoi një ulje prej 0.2 për qind, ulje kjo e shkaktuar nga ulja e çmimit të druve të zjarrit me 3.4 për qind.
Nafta
INSTAT-i në raportin e djeshëm ka publikuar se një prej arsyeve të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore ka qenë dhe çmimi gjithmonë e në rritje i hidrokarbureve. Por importuesit e naftës dhe nënprodukteve të saj shprehen se shmangia e rritjes së çmimit të naftës mbetet një çështje e pamundur. Sipas tyre, ata dhe tregtuesit gjenden të detyruar të bëjnë këtë ndryshim, pasi çdo gjë dhe pothuajse 90 për qind e ndryshimit të çmimit gjendet nën ndikimin e luhatjeve në bursën ndërkombëtare dhe ndryshimeve fiskale. Kurse tregtari mbetet të ketë vetëm 10 për qind ndikim mbi çmimin. Për këtë arsye askush nuk mund të parashikojë një shifër të saktë apo një datë për rritjen e çmimit. Në tabelat e karburanteve, momentalisht nafta tregtohet me 144 lekë për litër, ndërsa benzina dhe nafta eurodiezel tregtohet me 148-150 lekë për litër. Pritet që rritja në bursat e huaja të ndikojë dhe reflektohet në pikat tona të karburantit në vend, sipas importuesve, me një rritje nga 2 deri në 4 lekë për litër. Nëse kjo rritje do të vazhdojë edhe në tregun vendas, atëherë ndikimi i drejtpërdrejtë do të ndihet në të gjitha mallrat e konsumit, siç është edhe buka, pasi blerja më shtrenjtë e naftës dhe nënprodukteve të saj do të rëndojë mbi xhepat e prodhuesve që e përdorin këtë lëndë, përveç xhepit të drejtuesve të automjeteve. Shtrenjtësimi i arit të zi në tregjet financiare ndërkombëtare vijon tashmë prej muajsh dhe kjo do të thotë se së shpejti i njëjti reflektim pritet edhe në tregun tonë, duke rënduar edhe ekonominë e vendit, rrjedhimisht edhe në inflacion që për muajin mars arriti nivelin alarmant të 4.6 për qind.
9 Maj 2008