E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i naftës rritet në bursat ndërkombëtare, në Shqipëri importi



Edhe pse çmimi i naftës gjatë këtij viti ka pësuar rritje të herëpashershme në bursat ndërkombëtare, importi i naftës dhe nënprodukteve të saj nuk është ndalur në Shqipëri. Importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 21,1 për qind, sipas të dhënave të INSTAT-it për muajin mars në krahasim me muajin e mëparshëm (shkurt). Peshën më të madhe të këtyre mallrave, sipas raporteve të bëra nga specialistët, mes importit dhe eksportit të mallrave në vendin tonë e zënë nënproduktet e naftës me 67,4 për qind. Importi i karburanteve ka pësuar në mënyrë progresive rritje gjatë katër viteve të fundit. Sipas të dhënave të administratës doganore, rritja graduale e ndodhur vit pas vitit llogaritet në rreth 40 për qind krahasuar me gjendjen e mëparshme të këtij importi. Sipas specialistëve, gjykohet se rritja ka ardhur paralelisht me rritjen e kërkesës nga tregu i brendshëm për lëndë djegëse dhe ritmin e rritjes së numrit të makinave në vend.

9 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›