Viza false, dy turq në pranga
Dy shtetas turq janë vënë në pranga nga shërbimet e policisë kufitare në Portin e Durrësit, pasi dyshohet se po tentonin të kalonin kufirin shqiptar me viza të falsifikuara. Të arrestuarit janë 38-vjeçarët Davut Demirkapu dhe Mehmet Sahbaznga. Të dy nga rajoni Afyon-Emirdag i Turqisë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, këta persona janë kapur në flagrancë nga punonjësit e policisë kufitare, pasi po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të kundërligjshme për në Itali duke paraqitur dy pasaporta turke në të cilat ishin vendosur një vize shengen gjermane dhe një franceze, që dyshohet të jenë të falsifikuara.