Udhëzues për standardet e shërbimeve sociale
Nisur nga vendimi për miratimin e standardeve të shërbimeve në qendrat rezidenciale për personat e trafikuar, Ministria e Punës, në bashkëpunim me organizatat jofitimprurëse do të ofrojnë shërbime për këtë target grup. Me mbështetjen e UNICEF-it është në hartim e sipër udhëzuesi për standardet e shërbimeve.
Drejtori i shërbimit social, Mihal Naço, njoftoi se udhëzuesi do t‘i shërbejë rritjes së cilësisë së shërbimeve, si edhe do të ndihmojë në koordinimin e punës. Udhëzuesi do t‘u vijë në ndihmë ofruesve të shërbimeve që të plotësojnë standardet kombëtare të shërbimeve për personat e trafikuar ose për personat në rrezik trafikimi në qendrat rezidenciale. Udhëzimi dhe formularët shoqërues do t‘i shërbejnë promovimit të referimeve dhe procedurave të unifikuara që duhet të zbatohen për këtë kategori në nevojë. Në të janë pasqyruar qartë indikatorët që duhet të përdoren për të monitoruar dhe vlerësuar zbatimin e standardeve në qendrat e licencuara që trajtojnë këtë target grup.
Naço bën të ditur se nga inspektimet e realizuara prej Drejtorisë së Inspektimit të Standardeve të Shërbimeve Shoqërore në SHSSH është vënë re një ulje e numrit të viktimave të trafikimit (VoT) gjatë 2 viteve të fundit. Por, ofruesit e shërbimit kanë vënë në dukje se ka një rritje të rasteve të dhunës dhe ushtrimit të prostitucionit të detyruar brenda vendit.
Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror ka evidentuar se tashmë është hartuar strategjia dhe plan veprimi 2008-2010 dhe është kryer një proces konsultimi me të gjithë aktorët e përfshirë, shtetëror, joshtetëror dhe donatorë ndërkombëtarë.
Strategjia dhe plani i veprimit 2008-2010 u prezantua në konferencën kombëtare të zhvilluar më datë 30 maj 2008 dhe u miratua në parim nga Komiteti Shtetëror për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në takimin e zhvilluar më datë 6 qershor 2008. Ajo gëzon kështu mbështetjen dhe angazhimin e plotë të të gjithë aktorëve të përfshirë.