Informacionet e SHIK-ut: Në rrezik jeta e Colit
Dy orë para fillimit të seancës gjyqësore ndaj 16 të pandehurve të akuzuar si pjesëtarë në bandat kriminale të Durrësit, Gjykata e Krimeve të Rënda është "blinduar". Efektivë të forcave speciale "BRISK" kanë kontrolluar deri në detaje ambientet e gjykatës, nga frika e ndonjë eksplozivi të mundshëm, pasi në këto ambiente do të shoqërohej dhe do të dëshmonte i penduari Adriatik Coli. Burime nga gjykata deklarojnë se në seancën e tretë të dëshmisë së Colit, togat e zeza kanë kërkuar përforcim të kontrolleve në gjykatë, për të siguruar jo vetëm jetën e dëshmitarit më të rëndësishëm të gjyqësorit shqiptar, por edhe mbarëvajtjen pa incidente të këtij procesi. Ndërkohë, burime nga njësia antieksploziv në Policinë e Tiranës thanë se për rastin konkret nuk kanë asnjë informacion për kërcënime apo akte që cenojnë mbarëvajtjen e një procesi gjyqësor, por duke shkëmbyer informacionet me Shërbimin Informativ Shtetëror ka indice që mund të ketë atentate në Gjykatën e Krimeve të Rënda për gjyqe që janë me dëshmitarë të mbrojtur nga drejtësia. "Është vendosur që në të gjitha gjyqet e rënda që janë me të penduar të kryhet kontrolli i imtë i ambienteve të gjykatave ku mbahet procesi gjyqësor", thanë burimet nga policia e Tiranës.
Kontrollet në gjykatë
Forca të shumta policore kanë shoqëruar dje nën masa të larta sigurie të penduarin e organizatave kriminale të Durrësit, Adriatik Coli. Duke përshkruar itinerare të ndryshme për sjelljen e të penduarit në gjykatë, forcat e BRISK-ut e kanë transportuar në sallën e gjyqit, të maskuar si një punonjës policie. Por herët në mëngjes përpara se Adriatik Coli të dërgohej në gjykatë, forcat e antieksplozivit dhe kundër akteve terroriste, për më se dy orë kanë kryer kontrolle të imtësishme me qen të antilëndëve plasëse në të gjithë ndërtesën. Çdo centimetër katror është kontrolluar dhe pasi është dhënë OK për sigurinë në ndërtesë një autokolonë me forca të shumta policie ka sjellë Colin në Gjykatë. Mësohet se përforcimi i masave nga policia do të vijojë edhe në seancat e ardhshme, ndërsa një gjë e tillë ishte realizuar dhe javën e kaluar, ku agjentë civilë kanë rrethuar gjykatën e Krimeve të Rënda, nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm ndaj godinës ku ndodhej i penduari i bandave kriminale të Durrësit.
Blindohet gjykata
Kaq shumë forca policore me maska në kokë nuk ishin parë në ambiente publike që nga momenti i masakrës së Durrësit, ku u vranë katër punonjës policie. Dje në gjykatë, krahas personave civilë që vëzhgonin të gjithë zonën, por edhe masave para, gjatë dhe pas gjyqit, në disa tarraca pallatesh janë vendosur edhe disa efektivë të policisë me snajper, të cilët kontrollonin një perimetër shumë të madh. Duket se shërbimet inteligjente, por edhe vetë drejtësia është ngritur në këmbë për të ruajtur personin që ka treguar pa frikë të gjitha krimet në qytetin e Durrësit. Kjo situatë është parë gjatë masave të rrepta të sigurisë. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nga hyrja kryesore për publikun, nuk janë lejuar të afrohet asnjë kamerë për shkak të kontrolleve që realizoheshin në ambientet e brendshme. Ndërkohë, dy efektivë të tjerë të maskuar kanë qëndruar gjatë gjithë seancës në derën e jashtme për të mos lejuar asnjë lëvizje.