Standardet si standarde...
Që në fillim, kur dëgjova vlerësimin OSBE-së, pastaj të Këshillit të Europës për zgjedhjet në Shqipëri para disa muajsh, më bëri shumë përshtypje fraza, e cila u ripërsërit edhe tani në raportin e Delegacionit të Komisionit Europian: "Zgjedhjet nuk arritën standarde shumë të larta". Kjo frazë, që do të përpiqem ta analizoj më tej nga shumë anë, shënjon në mënyrën më spektakolare vlerësimin që kanë europianët për ne, mënyrën me anë të së cilës ata në vështrojnë dhe stilin fyes e tallës që përdorin, kur duan të etiketojnë demokracinë shqiptare. Për të mos u dukur shumë interesant dhe për të qenë sadopak konkret, le ta analizojmë këtë frazë.
Cilido specialist i komunikimit, që analizon një thënie si kjo, në fillim duhet të gjejë kuptimin apo kuptimet që përmban shenja në qendër të kësaj fraze. Në këtë rast, le të shohim kuptimet që përmban fjala "standard". Në fjalorin ‘Le Nouveau‘, Petit Robert - de la langue française (2007), në faqen 2428 jepen këto kuptime për këtë fjalë: fjalë angleze, "etalon", 1. Tip, norma fabrikimi. - tërësi karakteristikash që përcaktojnë një sistem televiziv, multistandard. I përputhshëm me një tip, me një normë fabrikimi në seri. Dhe si shembuj: pjesë standarde, priza elektrike standarde, modele standarde dhe modele luksi, shkëmbime standarde: zëvendësimi i një pjese të përdorur me një tjetër të të njëjtit tip: shkëmbimi standard i një motori, në përputhje me një model të zakonshëm, pa origjinalitet - e qeshura standard. Dhe në fjalor jepet edhe kuptimi i dytë që shënjon një mjet, i cili lejon që në një rrjet telefonik të zakonshëm, të vërë në lidhje linjën mes një kërkuesi dhe një të kërkuari. Në opozicion me këtë është dhe kuptimi linjë direkte që mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë pa ndërmjetësinë e një standardi. Kaq.
Siç shihet, në pamje të parë është e vështirë të gjesh brenda kuptimit të fjalës standard togfjalëshin ‘standarde të larta‘, sepse në opozicion me të do të duhet të kishim standarde shumë të ulëta. Shumë të ulëta në ç‘kuptim? - lind vetvetiu pyetja. Pra, standardi ose është ose nuk është. Në teoritë e komunikimit, ky rast përfshihet në çështjen "nënkuptimet dhe aktet indirekte". Për teoricienët e komunikimit të folurit është veprim dhe bashkëbisedimi është një nga fushat ku realizohet ky veprim. Në këtë rast bashkëbisedimi imagjinar që ka ndodhur është ai mes dy bashkëfolësve, gjithashtu të nënkuptuar ose imagjinarë dhe që janë organizmat politikë shqiptarë dhe organizmat europianë. Nga shqiptarët në tërësi, por edhe nga europianët e perëndimorët gjithashtu, pra nga gjithë ata që kanë interes e që janë të lidhur me fatin e Shqipërisë shtrohet një pyetje: Si i vlerësoni zgjedhjet e 28 Qershorit? Pra, ata që pyesin, në këtë rast në mënyrë imagjinare, janë shqiptarët në përgjithësi që duan të dinë se ç‘progres ka bërë vendi i tyre dhe a po plotësohen kushtet për t‘u bërë edhe ne anëtarë të Bashkimit Europian apo jo. Të interesuar për të marrë një përgjigje për këtë pyetje mund të jenë edhe shumë të huaj individë e organizma që kanë interesa në Shqipëri e për Shqipërinë.
Dhe ashtu, me mendje ngritur e gati me gojë hapur, që të gjithë presin përgjigjen nga ata që janë caktuar nga fati historik, por edhe nga shumë e shumë arsye të tjera që të jenë arbitrit e procesit demokratik shqiptar, pra pikërisht atëherë kur që të gjithë presin gati pa marrë frymë, vjen përgjigjja: "Nuk u arritën standarde shumë të larta". Ǒdo me thënë kjo? Nëse do të kishim një dialog mes dy bashkëfolësve, ai që pyet do të kishte këmbëngulur: Të lutem, më thuaj u arritën standardet apo jo? Mirëpo meqë ne kemi vetëm një përgjigje dhe meqë dialogu bëhet mes institucionesh, pra është si të thuash shumëdimensional, jemi të dënuar që ta lexojmë këtë përgjigje ashtu siç është thënë dhe jemi të dënuar gjithashtu që ta kuptojmë ashtu siç është thënë. Çfarë ka ndodhur? Specialistët e komunikimit e ilustrojnë këtë rast me, siç e ceka më lart, çështjen "nënkuptimet dhe aktet indirekte".
Sipas Grice (1979), që të realizohet bashkëbisedimi mes dy bashkëfolësve duhet të ketë bashkëpunim. Që të kryhet ky bashkëpunim, bashkëfolësit duhet t‘u përmbahen katër maksimave që, përkatësisht, janë: maksima e sasisë (ndihmesa juaj të mos sjellë as shumë as shumë pak informacion), e cilësisë (mos thoni asgjë pa u menduar, sidomos po t‘ju mungojnë provat, sepse do të dukeni budalla), maksima e marrëdhënieve ose e vërtetësisë (ndihmesa juaj duhet të jetë e pazëvendësueshme, ndaj mos flisni vend e pa vend), maksima e modalitetit (mos jini as i dykuptimtë, as proliks, as konfuz, por i qartë dhe i organizuar). Mirëpo kur shkelet një nga këto maksima, bashkëfolësi kërkon të arrijë një strategji inferenciale (inferenca është kalimi nga një e vërtetë në një tjetër). Por një maksimë mund të shkelet me qëllim që bashkëfolësi të arrijë një efekt të nënkuptuar.
Rasti i nënkuptimeve ilustrohet me këtë shembull klasik: "Supozojmë se një profesor filozofie, i pyetur për aftësitë e një studenti të tij, përgjigjet: frëngjishtja e tij është korrekte dhe ai vjen në mësim gjithmonë në orar". Këtu është shkelur maksima e sasisë, sepse profesori e ka informacionin e duhur për mbarëvajtjen e studentit, por ai me qëllim e shkel këtë maksimë, në mënyrë që të prodhojë një efekt të nënkuptuar. Ai nuk do të thotë që studenti nuk është mirë në këtë lëndë dhe këtë e arrin duke shkelur një maksimë. Le të kthehemi në rastin tonë. Ne shqiptarët nuk kemi marrë një përgjigje të qartë për pyetjen: A i përmbushën standardet zgjedhjet e 28 Qershorit? Në qoftë se ju kujtohet, këtë radhë vlerësimi për zgjedhjet në Shqipëri nuk do të bëhej me togfjalëshin klasik "të lira e të ndershme". Të paktën kështu u tha nga përfaqësuesja e ODIHR-it, të nesërmen e zgjedhjeve në Shqipëri. Zgjedhjet këtë radhë do të vlerësoheshin vetëm në raport me standardet. Mirëpo, edhe këtu u gjet një përgjigje që të mos thoshte të vërtetën. Pra u gjet përgjigjja: nuk u arritën standarde shumë të larta. Është fyese, tallëse dhe e turpshme për ne që, pas gati njëzetë vitesh, bashkëbiseduesit tanë nuk dinë se si të sillen me ne.
Mirëpo, po t‘i përmbahemi teorisë që sapo përmenda, arrijmë në përfundimin se bashkëbiseduesit tanë kanë shkelur me qëllim maksimën e sasisë dhe atë të modalitetit, pra nuk na kanë dhënë përgjigjen e saktë, pra nga sasia e informacionit që ata kanë na kanë dhënë shumë pak dhe e dyta kanë shkelur maksimën e modalitetit, sepse përgjigjja e tyre është konfuze dhe na kanë dhënë një përgjigje si ajo e profesorit të filozofisë. Ajo që duhet të nënkuptojmë ne janë pastaj detyrat që duhet të plotësojmë. Mirëpo, një përgjigje e tillë e paqartë krijon amulli dhe kaos në opinionin publik. Po të vëresh mediat pranë qeverisë, i quajnë zgjedhjet një sukses, opozita ka bojkotuar Parlamentin dhe ka nisur protestat. Në këto kushte, bashkëbiseduesit tanë, pra partnerët tanë, shkojnë sa në zyrën e Kryeministrit, sa në atë të liderit të opozitës dhe përpiqen të ulin tensionet. Sapo dalin nga këto zyra, ata me siguri vënë buzën në gaz dhe thonë se ne, shqiptarët, këtë përgjigje meritojmë, pra një përgjigje që të kënaqë edhe qeverinë, por që t‘i japë arsye edhe opozitës. Po e vërteta? Ah, këtë shqiptarët nuk e duan. Ata kanë nevojë gjithmonë për dy të vërteta, ndoshta edhe për më shumë, për aq të vërteta sa nuk bëhemi gaz i botës ose sherr i botës.