E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e shtëpive, si ndryshon tatimi i fitimit

Autori i Lajmit: red.
Ministria e Financave ka nisur diskutimin për rishikimin e vendimit mbi tatimin në shitblerjen e banesave. Burimet kanë bërë të ditur se drafti është duke u përpiluar së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa pritet që shumë shpejt të kalojë për votim në qeveri.
Gjithsesi mësohet se projekti parashikon që të prekë si procedurën mbi banesat e vjetra ashtu dhe shitjen e apartamenteve të reja edhe gjatë fazës së ndërtimit.
Rishikimi i vendimit
Burimet kanë bërë të ditur se pikë kyçe në rishikimin e vendimit është procedura e tatimit në faljen e pronës së paluajtshme. Kjo pasi përgjatë këtyre muajve ankesat dhe kundërshtimet më të mëdha kanë qenë pikërisht në këtë pikë. Kjo pasi është e papranueshme që në këtë pikë objekti të tatohet në 10 për qind të vlerës totale, ndërsa në shitjen e objektit tatimi të jetë 10% e diferencës që del nga blerja e parë në shitjen e momentit. Ndërkohë që mësohet se dhe në vendimin për çmimet e referencës do të ketë rishikime duke sjellë dhe një përmirësim të mëtejshëm. Ndërkohë që nuk pritet të ketë ulje të tatimit të fitimit, i cili do të mbetet sërish në 10 për qind. Nga ana tjetër projekti parashikon të ndryshojë formën e tatimit të objektet që blihen gjatë ndërtimit. Kjo sidomos për sa i përket objekteve që kanë qëllime biznesi.
Formula
Në formulën aktuale tatimi 10 për qind llogaritet në diferencën, e cila del nga çmimi në shitjen që bëhet në moment dhe blerjes së mëparshme. Diferenca e saj tatohet në 10 për qind. Ndërkohë që për të mos lejuar ulje të çmimit të shitjes për shkak të shmangies nga tatimi i fitimit, Qeveria ka vendosur të miratojë dhe çmime dysheme për të gjitha zonat e Shqipërisë. Vlera këto që ndryshojnë sipas përshtatjen me tregun imobilar. Ndërkohë skema është e ndryshme në apartamentet në ndërtim. Në skemën aktuale parashikohet tatimi 10 për qind i vlerës së 7% të situatës së paraqitur në ndërtimin e objektit. Ndërsa në përfundim llogaritet dhe një tjetër tatim prej 10 për qind, i cili del si rezultat i vlerës së shitjes dhe shpenzimeve të paraqitura për ndërtim. Gjithsesi, ky tatim është i detyrueshëm të paguhet nga vetë shitësi dhe jo prej blerësit. Megjithatë, burimet kanë bërë të ditur se rishikimet e kësaj skeme nuk kanë të bëjnë me uljen e tatimit të 10 përqindëshit, por në një rregullim juridik si dhe një përmirësim i mëtejshëm në funksionimin e kësaj formule.

Ky lajm është publikuar: 18/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›