“Qeveria, 13 milionë euro investime në portin e Durrësit”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi theksoi të dje në Durrës se "gjatë tre viteve të fundit, në portin e këtij qyteti janë realizuar më shumë se 13 milionë euro investime nga qeveria shqiptare, si dhe nga vetë fitimet e Autoritetit portual". Pas nënshkrimit të kontratës mes Autoritetit Portual dhe kompanisë finlandeze "Kalmar" për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes së mjeteve, mekanizmave dhe pajisjeve industriale, ministri Olldashi në përgjigje të interesimit të gazetarëve tha se "projekti për përforcimin e sigurisë portuale, punimet e realizuara në kalatën 10, apo blerja e një vinçi të ri për përpunimin e kontenierëve janë disa nga investimet e kryera gjatë këtyre viteve, pa harruar dhe projektin për terminalin e ri të trageteve me një vlerë prej 15.2 milionë euro nga BERZH dhe BEI". Ministri Olldashi theksoi se "MPPTT dhe ajo e Financave po rishohin paketën e tarifave portuale, mbi bazën e vërejtjeve të paraqitura për projektin nga operatorët portualë. Në përfundim të këtij procesi tarifat që do të paraqesim do të jenë me siguri të pranueshme për të gjitha palët dhe nuk do të krijojnë pengesa për operatorët portualë në përgjithësi dhe për transportuesit në veçanti". Sipas tij, porti i Durrësit gjithnjë e më tepër po kthehet në një strukturë moderne mjaft të rëndësishme për ekonominë tonë. "Pas përfundimit të rrugës Durrës-Kukës, porti i Durrësit do t i shërbejë qarkullimit të njerëzve dhe të mallrave jo vetëm nga Kosova, por edhe më tej", tha ministri Olldashi. Në portin detar aktualisht përpunohen mbi 3.4 milion ton mallra dhe 800 mijë udhëtarë në vit.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009