E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvlerësohet leku, forcohet euro e dollari

Autori i Lajmit: red.
Monedha e jonë kombëtare po zhvlerësohet me ritme të frikshme në tregun tonë të këmbimit. Gjatë kësaj jave dollari ka fituar rreth 3 pikë kundrejt lekut, ndërsa euro është forcuar me rreth 1 pikë. Kështu në agjencitë e këmbimit monedha amerikane blihet me 102.2 lekë dhe shitet me 102.8 lekë, ndërsa monedha e përbashkët evropiane këmbehet 129.3 lekë në blerje dhe 129.9 lekë në shitje. Euro po i afrohet kështu nivelit maksimal të 130 lekëve, ndërsa dollari ka kaluar tashmë rekordin e 100 lekëve. Zhvlerësimi i monedhës vendase vijon tashmë prej disa javësh dhe ajo është shkaktuar nga dy faktorë. Së pari është mungesa e valutës në treg për shkak të rënies së dërgesave nga emigrantët si pasojë e krizës globale. Dhe faktori i dytë është vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur me 0.5 për qind normën bazë të interesit për lekun.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›