E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informaticieni nigerian, me pasaportë amerikane false

Arrestimi
Ai u kap në Rinas. Dokumenti dërgohet për verifikim

Një inxhinier kompjuterësh nga Nigeria ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se me pasaportë të falsifikuar donte të kalonte kufirin. Arrestimi i tij është realizuar në Rinas, kur ai tentoi të udhëtonte drejt Kanadasë. Dyshimet e policisë shqiptare kanë bërë që ai të braktisë udhëtimin dhe të përfundojë në qeli. Sipas të dhënave policore, nga Komisariati i Policisë Rinas filloi procedimi penal në gjendje arresti për veprën penale të “falsifikimit të pasaportave” ndaj shtetasit Samuel Akinshola Akintaju, 31 vjeç. Ky person rezulton se ka lindur në çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por është banues në Nigeri. Gjithashtu, policia deklaroi se ai është me profesion inxhinier kompjuterësh. Sipas të dhënave hetimore, arrestimi i tij u bë, pasi në datën 6 shkurt 2010, shtetasi i mësipërm u kap para kabinave të daljes nga Shqipëria në Rinas, pasi po tentonte të largohej në drejtim të Kanadasë me linjën ajrore “Alitalia” për në Romë. Në momentin e kapjes, ai ishte i pajisur me një pasaportë amerikane në emër të tij, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar. Nga kontrolli i ushtruar më pas, këtij personi iu gjet me vete një pasaportë nigeriane po me këtë emër, me nr.A3882981A e rregullt. Nga ana e policisë shqiptare u bë sekuestrimi i pasaportave në cilësinë e provës materiale, si dhe u kryen veprimet e para hetimore. Materialet iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›